Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Hën
14 °
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
E hënë, 18 Tetor, 2021
spot_img

Gjata përplaset me Plarent Ndrecën: Ke vjedhur 800 mijë euro, të ka kapur KLSH-ja. Juristi: Do shihemi në Gjykatë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

84b2e6ce72716ac300c467a919b0d5da

Çlirim Gjata sekretari ligjor i Partisë Demokratike është përplasur ashpër mbrëmjen e sotme ne juristin Plarent Ndreca lidhur me diskutimin nëse kryebashkiakët e PD duhet t’i lënë vendin të zgjedhurve të rinj. 

Debati mes të dyve u ashpërsua kur Gjata akuzoi juristin Ndreca se ka vjedhur 812 mijë euro kur ka mbajtur post në qeveri dhe këtë shkelje e ka kapur dhe Koltrolli i Lartë i Shtetit.

Ndërkohë, Ndreca duke i kërkuar të mos e çonte debati në nivel personal, i tha se nesër do ta hedh në gjyq Çlirim Gjatën.

PJESË NGA DEBATI:

Çlirim Gjata: Të jemi të saktë. Ligji nuk lidhet me mandatin. Po flas ligjërisht. Ligji e ka, rri në detyrë deri sa të vijë tjetri. S’ka lidhje me mandatin.

Plarent Ndreca: Kështu e kanë politikën këta, këta vijnë për t’u zënë, për të bërë grusht edhe për të hedhur molotov. Unë s’e kam kështu. E transmeton në studio ai.

Çlirim Gjata: Këta politikën e kanë të vjedhin 800 mijë Euro. Ia ka nxjerrë Kontrolli i Lartë i Shtetit. Kur vjedh 800 mijë Euro, normal që vjen këtu të mbrosh sepse je peng.

Blendi Fevziu: E ke me Ndrecën ti këtë?

Çlirim Gjata: Po po po, e ka nxjerrë KLSH që ka abuzuar 812 mijë Euro.

Plarent Ndreca: Po ça thu mo. Mos ja fut kot.

Çlirim Gjata: Po kështu është kur s’ka Prokurori.

Plarent Ndreca: Mos ta kthejmë personale, se po e kthyem personale nuk dihet ku del kjo histori.

Çlirim Gjata: Hajde dalim ku të duash.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img