Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjashtë orë nga nisja e procesit të zgjedhjeve, pjesëmarrja e ULËT, ja sa qytetarë kanë votuar

Shkruar nga Newsbomb
Gjashtë orë nga nisja e procesit të zgjedhjeve, pjesëmarrja

Kanë kaluar afër gjashtë orë që nga nisja e procesit të votimit në 6 bashkitë e vendit ku po zhvillohen zgjedhjet.

Qytetarët kanë treguar një interesim të ulët për këto zgjedhje, pasi është parë që një numër i vogël i qytetarëve deri më tani kanë marrë pjesë në këtë proces votimi.

Deri më tani pjesëmarrja në total në 6 bashki është 17.96%. Ku 24.8% kanë votuar në Dibër, 14.64% në Durrës, 24.21% në Lushnjë, 16.54% në Shkodër, 20.46%  në Rrogozhinë dhe 22.48% në Vorë.

Votimi mbahet në 6 bashki, Vorë, Rrogozhinë, Dibër, Durrës, Shkodër dhe Lushnjë. Procesi ka nisur në orën 07:00 dhe është parashikuar të mbyllet në 19:00.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese