Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

“Gjaku lahet me gjak”! Mesazhi i FRIKSHËM me gërma kapitale në vendin ku u vra shqiptari Atilio Ndreca në Itali (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
“Gjaku lahet me gjak”! Mesazhi i FRIKSHËM me gërma

“Gjaku paguhet me gjak".

Ky është mesazhi i frikshëm i gjetur mes luleve të lëna në parkimin e një qendre tregtare në Mantova të Italisë, aty ku u rrah brutalisht 23-vjeçari shqiptar Atilio Ndreca, i cili vdiq në spital si pasojë e plagëve të marra.

Mesazhi ishte i shkruar në gërma kapitale dhe vjen pak ditë pas vdekjes së të riut Ndreca. Mesazhi nënkupton një hakmarrje ndaj grupit që fshihet pas këtij krimi të rëndë.

Fotoja që përmban këtë mesazh u publikua në mediet italiane, ndërsa i është dorëzuar policisë dhe prokurorisë që po merren me hetimin e ngjarjes. 

Kujtojmë se ngjarja ndodhi 5 ditë më parë, ku 23-vjeçari shqiptar Atilio Ndreca u rrah për vdekje me shkop bejsbolli nga një grup të rinjsh, si dhe mbeti i plagosur rëndë 35-vjeçari italian, Pierfrancesco Ferrari i cili përfundoi në koma.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll