Rona Nishliu është një ndër zërat me kumbues të muzikës shqiptare. Ndonëse nuk vijon të jetë tepër aktive në muzikë, të gjithë e mbajmë mend për përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në Eurovision në vitin 2012.
Përveçse një artiste e shkëlqyer, Rona është edhe një nënë e përkushtuar. E këtë 28 Nëntor, ajo ka vendosur që ta urojë me portretin familjar.
Këngëtarja ka publikuar fotot me fëmijët, të cilët shihen që janë veshur nga mami me veshje kombëtare.
“Gëzuar dita jonë e shtrenjtë | Gëzuar dita jonë e shenjtë | Gëzuar 28 Nëntori nga Noa dhe Bardhyli”, shkruan ajo krah fotove.