Tirana
clear sky
18 ° C
18 °
18 °
82 %
1kmh
0 %
Mar
26 °
Mër
20 °
Enj
20 °
Pre
21 °
Sht
19 °
E martë, 11 Maj, 2021
spot_img

“Gëzim për mua të ndodhem në Tropojën e Sali Berishës dhe Azem Hajdarit”, me tupana dhe brohortije “Rama ik”, Basha thirrje qytetarëve: Koha e premtimeve të pambajtura ka mbaruar

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari I Partisë Demokratike Lulzim Basha mëngjesin e kësaj të diele e filloi në qytetin e Tropojës.

I pritur me tupana  dhe thirrjet “Rama ik”  Basha vijoi fjalimin e tij duke thënë se edhe një javë na ndajnë nga ndryshimi, teksa tha se është i lumtur që ndodhet në “Tropojën e Sali Berishës dhe Azem Hajdarit”.

Basha gjatë fjalës së tij u bëri thirrje thirrje qytetarëve që të votojnë numrin nëntë, për anëtarësimin në BE, për rritjen e numrit të vendeve të punës, rikthimin e të rinjve dhe rivendosjen nënprefekturë të Tropojës.

“Është për mua një gëzim i mrekullueshëm të ndodhem sot në Tropojën e Sali Berishës dhe Azem Hajdarit. Në këtë vend të mbushur me bukuritë më magjepse dhe të rralla që syri i njeriut nga skaji më verior në skajin më jugor të Europës.

Nga rrjedh më blu se bluja lumi I Valbonës i pastër si shpirti juaj ajri I apleve tona prej tetë vitesh me rradhë ka pllakosur vendin një varfëri e skajshme. Këtu në këtë vend që është dhe duhet të ishte kryqendër vitrinë e Shqipërisë e Kosovës e kombit shqiptar janë larguar më shumë të rinj dhe të reja se sa nga çdo trevë tjetër. Zemra ime dhemb me zemrat e nënave dhe ballarëve të Tropojës për bijtë e tyre të larguar.  Nën hijen e heroit tonë Barjam Currit nën vështrimin e rinisë të mrekullueshme të Tropojës, nën tingujt e zërave që brohorasin nga kraharorët tuaj më fort se goditjet e tupanciut. Na bashkoi në një gëzim të brendshëm një shpresë se ndryshimi I pandalshëm po vjen. Tetë vjet të gjatë, një dimër pafund për familjet, sipërmarrjet, fermerët një dimër plot vështirësi për pridnërit dhe vuajtje për fëmijët e tyre. Tetë vite dështime dhe premtime të pambajtura dhe njeriu përgjegjës ka guximin të trokasë dhe të kërkojë katër vite të tjera.

 Është një mrekulli jo vetëm e zotit po edhe e shpirtit mbijetues të Shqiptarëve sepse asnjë popull nuk do të kishte qëndruar në këmbë pas tetë vitesh rrënim. Katër vite të tjera si këto tetë që kaluam nuk I pranon dot as një shqiptar I djathtë dhe I majtë. Prandaj jemi të gjithë të bashkuar sepse e dimë fare mirë përgjigjen ndaj mijëra nënave që kërkojnë ti mbajnë fëmijët këtu ti arsimojnë këtu, ti martojnë dhe të themelojnë familjet në këtë vend të mrekullushme. Për të gjithë shqiptarët që kërkojën që Shqipëria të ece përpara, që e duan në Bashkimin Europian të gjithë e dinë se kjo mund të bëhet realitet vetëm duke votuar për ndryshimin. Nga ky shesh le të ushtojë  ky bashkim I madh I shqiptarëve për ndryshim i cili do të vijë duke votuar Bashkimin tonë për ndryshim, koalicionin tonë për ndryshim.  9 për të ardhmen e fëmijëve tanë, për fëmiëjt që nuk duhet të largohen por të krijojnë një jetë këtu, 9 për të zhviluar infrastrukturën e lënë pas dore.  Mbi të gjitha riaktivizimi i projektit të rrugës së Bregut të Drinit për ta bërë Tropojën siç është, diamanti në mes të hajmalie të bukur. Ata që e lanë këtë vend pas dore, që u larguan shërbimet, ata menduan që do të mposhtin shpirtin e pamposhtur të Tropojanit. Një nga premtimet e mia të para është nënprefektura e Tropojës dhe shërbime për njerëzit afër njerëzve. Nuk do të udhëtojnë më me dhjetra kilomtera për një dolument.”, tha Basha.

Gjithashtu kryedemokrati në përfundim të fjalës së tij tha se koha e Edi Ramës  dhe premtimeve të pambajtura ka marrë fund dhe  qytetarët nuk duhet të kenë asnjë  dyshim mbi premtimet që Basha po bën.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img