Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Getinjo flet për vdekjen e dajës së tij: Mbyti veten në burg me lidhëset e atleteve

Shkruar nga Newsbomb
Getinjo flet për vdekjen e dajës së tij: Mbyti veten në burg

Getinjo ka folur për herë të parë lidhur me vdekjen e dajës së tij, i cili u nda nga jeta një vit më parë, teksa reperi ndodhej brenda shtëpisë së Big Brother Kosova.

Sot, teksa ka kaluar një vit nga vdekja e tij, Getinjo ka treguar arsyen tronditëse se përse daja i tij ka ndërruar jetë. Reperi ka zbuluar se ai ka vrarë veten teksa ndodhej në qeli pasi vuante nga depresioni.

 “Mua më ka vdekur daja më i mirë. E ka mbytur veten në burg. Ka qenë shumë inteligjent. Unë nuk e kam ditur pasi kam qenë në Big Brother dhe nuk e kam varrosur pasi nuk më ka treguar askush. Pas tre ditësh që ka hyrë në burg, ka mbytur veten prej depresionit. E ka gjetur një mënyrë për të mbytur vetes me lidhëset e atleteve. I ka mbajtur me vete që në momentin që e kanë kapur dhe ka mundur t’i fshehë mirë.

Ka qenë shumë inteligjent. Ka bërë intervistë me psikologen, është qethur, është rruajtur, është pastruar. Ka bërë intervistën me psikologen, i ka kërkuar qetësues, të cilët i dinte të gjitha me emra dhe pas dy orësh ka mbytur veten. Psikologia thoshte se nuk kishte njohur të burgosur aq të pasur me fjalor. Ishte vetëm 42-vjeç dhe jam rritur me atë. Ai ka qenë shumë i zgjuar dhe më ka dhënë shumë këshilla por depresioni është shumë i keq”, ka treguar ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese