Hapësire reklamuese

Politikë

 “Gërdeci”, sot dëshmon në gjykatë ish-drejtori i fabrikës së demontimit

Shkruar nga Newsbomb
 “Gërdeci”, sot dëshmon në gjykatë

Këtë të mërkurë do të mbahet seanca ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu në lidhje me shpërthimin që ndodhi vite më parë në Gërdec.

Burime për mediat bëjnë me dije sot është planifikuar të dëshmojë ish-drejtori i fabrikës së demontimit në Gërdec, Dritan Minxholli. Ky i fundit është kërkuar si dëshmitar nga SPAK.

Kujtojmë se seanca e mëparshme u shty për shkak së mungesës së gjyqtares kryesuese Irena Gjoka. Fatmir Mediu akuzohet për dy akuza të lidhura me “Shpërdorimin e detyrës” kryer në bashkëpunim.

Vepra e parë penale për të cilën ish-ministri i Mbrojtjes akuzohet, është ajo “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, si dhe për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues, parashikuar në nenet 70/2 e 2 të Kodit Penal Ushtarak dhe neni 25 i Kodit Penal.

Kujtojmë që shpërthimi në Gërdec ndodhi më 15 mars (e shtunë) 2008, rreth orës 12:05 dhe nga shpërthimi humbën jetën të paktën 26 persona. Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, dha dorëheqjen pak ditë mbas tragjedisë.

Ai nuk pranoi se kishte përgjegjësi për shpërthimin ose ndonjë lidhje korruptive në tregtinë e armëve dhe u shpreh se dorëheqja nga posti ministror ishte një “…përgjegjësi morale.”

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese