Gazetarja Anila Hoxha pasditen e sotme ka folur për çështjen e “Gërdecit” dhe zhvilliemt e fundit lidhur me këtë ngjarje.
Sipas Hoxhës është çështje orësh që ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu të shkojë në Gjykatë dhe të ballafaqohet me dy akuzat që rëndojnë mbi të, ajo e “shpërdorimit të detyrës” dhe ajo e “shpërdorimit në bashkëpunim” me kuadrin ushtarak.
“Është çështje orësh, Mediu shkon dhe ballafaqohet me Gjykatën për dy akuzat ajo e “shpërdorimit të detyrës” dhe ajo e “shpërdorimit në bashkëpunim” me kuadrin ushtarak. Pastaj është si ajo historia që ligji ecën ngadalë por nuk vonon asnjëherë”, tha Hoxha në “Zona Zero”.
Kujtojmë që paraditen e sotme djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha, u paraqit në SPAK lidhur me çështjen Gërdeci.
Në një deklratë për mediat pas marrjes në pyetje u shpreh se deklaratat që ai ka bërë nuk do e ndihmojnë SPAK-un në hetime pasi nuk di gjë në lidhje me ngjarjen e rëndë të Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona. Ai bëri të ditur se i kërkoi prokurorisë që të flasë për kaligrafinë.