Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
71 %
1kmh
0 %
Enj
12 °
Pre
19 °
Sht
18 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 23 Mars, 2023

“George Soros u përpoq të më hiqte nga politika”, Berisha thirrje qytetarëve: Çohuni edhe shpëtoni Shqipërinë

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një komunik për mediat ditën e sotme u shpreh se në Shqipëri është vendosur moonizmi i plotë.

Gjithashtu ai u shpreh se për herë të parë të gjitha pushtetet janë në duart kryeministrit Edi Rama dhe se kjo është një situatë alarmante për shqiptarët.

Berisha tha se George Soros përmes deklaratave të njerëzve të tij dhe lobimit në politikën e brendshme të vendit tonë është përpjekur  që të largojë nga politika e vendit atë, e gjitha kjo sipas ish-kryeministrit për të ndihmuar Edi Ramën.

Më tej lideri i PD u ka bërë thirrje qytetarëve që të ngrihen për të mbrojtur dhe për të shpëtuar Shqipërinë nga regjimi monist i Edi Ramës.

“George Soros nëpërmejt deklaratave të nejrëzve të tij përligji grabitjen e votës së shqiptarëve dhe nëpërmjet lobimit të tij korruptiv ndërhyri në politikën e brendshme të vendit, në përpjekje për të larguar nag skena politike ish-kryeministrin dhe ish-presidentin Sali Berisha, për të ndihmuar  Edi Ramën dhe qeverinë e tij.

PD i bën thirrje qytetarëve shqiptarë në lëtë situatë politike dramatike të ngrihen në mbrojtje të idealeve të dyre demokratike dhe për të shpëtuar Shqipërinë nga regjimi monist i Edi Ramës i bazuar në krimin dhe drogën në mbështetje të George Soros”, tha Berisha.

Më shumë