Kryetarja e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me presidentin e Gjermanisë, Frank Walter-Steinmeier.
Ka qenë vetë Sula ajo e cila përmes një postimi në “Facebook”, ka bërë me dije se gjatë takimit me presidentin biseduan në lidhje me integrimin e sigurt të Shqipërisë drejt BE si dhe për një demokraci më të fortë.
“Pas bisedës mbi të shkuarën komuniste të Shqipërisë, me Presidentin e Gjermanisë Z.Frank Walter Steinmeier. Për një demokraci më të fortë dhe integrim më të sigurt në BE”, shkruan ajo.
Ndërkohë, kujtojmë se anëtarët e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit më herët kanë shkuar në Berlin për të marrë eksperiencë në zbulimin e spiunëve të ish-Sigurimit të Shtetit.
Presidenti i Gjermanisë, Frank Walter-Steinmeier, ditën e sotme vizitoi Tiranën ku zhvilloi një sërë takimesh me figura të njohura politike të vendit tonë.
Fillimisht ai u ndaj në Kuvendin e Shqipërisë ku dhe mbajti fjalën e tij, gjithashtu më pas zhvilloi dhe një takim me kryeministrin Edi Rama.