Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan u takua sot me ambasadorin e Shqipërisë në Ankara, Genti Gazheli.
Në takimin i zhvilluar në Kompleksin Presidencial, ambasadori Gazheli i paraqiti letrat kredenciale presidentit Erdogan.
Ambasadori Gazheli i prezantoi presidentit Erdogan edhe disa anëtarë të ambasadës.
Genti Gazheli është emëruar në detyrën e ambasadorit të Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident, më 9 shkurt të këtij viti
Gazheli, i emëruar gjithashtu si ambasador jo rezident në Iran, u prit më 9 Qershor 2016 nga Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Ankara H.E.Mr.Mohammad Ebrahim Taherian Fard, me te cilin shkëmbyen mendime për nevojën e aktivizimit të diplomacisë ekonomike në shërbim të forcimit të marrëdhënieve ekonomiko-tregtare midis dy vendeve, në një kohë kur është rritur interesi i shumë vendeve të Evropës për të aktivizuar tregtinë me Iranin pas heqjes së sanksioneve ndërkombëtare.
Të dy ambasadorët ranë dakord të bashkëpunojnë për shkëmbimin e vizitave të ndër-sjellta dhe pjesëmarrje në panaire të organizuara në Tiranë dhe në Teheran të afaristëve të interesuar për tregti dhe investime, si edhe vendosjen e bashkëpunimit institucional midis dhomave homologe të tregtisë së dy vendeve.