Gent Sejko raporton në Kuvend: Rritja e borxhit e domosdoshme, pandemia na goditi fort

Publikuar tek: ekonomi, më 11:27 02-07-2020 Gent Sejko raporton në Kuvend: Rritja e borxhit e domosdoshme, pandemia na goditi fort Gent Sejko

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka raportuar ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, duke e vënë theksin te pandemia dhe pasojat që ajo la në ekonomi.

Sipas Sejkos, rritja e borxhit ishte një e keqe e domosdoshme, pasi goditja që mori ekonomia shqiptare nga pandemia ishte e madhe.

"Pandemia dhe masat e nevojshme për kontrollin e saj kanë dhënë goditje të fortë për familjet dhe biznesin. Ekonomia pritet që të shënojë rënie, rritje të papunësisë dhe përkeqësim të situatës financiare dhe shtim të kredive me probleme.

Kjo kërkon një reagim të shpejtë si në planin shëndetësor dhe atë ekonomik. Banka e Shqipërisë mori masa për të likuiditetin dhe siguruar kreditimin, kjo përfshin uljen me 0.5% të normës së interesit, lehtësimin e përkohshëm të rregullores, shtyrjen e kësteve të kredive dhe ristrukturimi. Tregjet vijojnë normalisht, pasiguria është shtuar në ekonomi. Masat fiskale kanë zbutur efektet e pandemisë. Ekonomia i ka premisat ta përballojë me sukses këtë goditje, por kërkon që të gjithë të marrin vendimet e duhura në kohën e duhur.

"Lidhur me borxhin publik në këtë situatë të vecantë, të vështirë, jo vetëm Shqipëria, rritja e borxhit është e keqe e domosdoshme në këtë situatë për të shmangur falimentimin. Në dijeninë tonë, jemi në pritje të rishikimit të buxhetit këto ditë dhe do të shohim, ka një adresim për disa projekte të PPP-së, ky është atribut i qeverisë, opinioni i BSH është dhënë para krizës që duhet të jetë sipas standardeve ndërkombëtare dhe të kenë studim fizibiliteti, pjesa tjetër është atribut i qeverisë" tha ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01072883605957
array(1) { ["section"]=> string(91) "gent-sejko-raporton-ne-kuvend-rritja-e-borxhit-e-domosdoshme-pandemia-na-goditi-fort-212546" }