Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
68 %
3.1kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
23 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Gent Ibrahimit i mbaron mandati, Këshilli i Lartë i Prokurorisë zgjedh zëvendësuesin e tij

spot_img

Lajme të ngjashëm

Pedagogia Mirela Bogdani do të jetë drejtuesja e re e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, përkohësisht. Ajo është zgjedhur sot në këtë detyrë, pasi ish-kryetarit Gent Ibrahimi i ka mbaruar mandati, por ky i fundit synon dhe një vend në Gjykatën Kushtetuese.

Anëtarët e këtij institucioni pritet të zgjedhin kryetarin e ri, dhe zëvendësuesja e sotme është dhe kandidate për kryetare. Kandidatët e tjerë veç Mirela Bogdanit, janë Alfred Balla, Nurihan Seiti dhe Tartar Bazaj. Në garë është përfolur dhe emri i Sandër Becit, por ai është në fund të mandatit dhe mund të mos kandidojë.

Mirela Bogdani është pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë dhe pedagoge në Shkollën e Magjistraturës.

Me kërkesë të anëtarëve, mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për shpalljen e kandidaturave u shty për javën tjetër pasi ata kanë kërkuar kohë, që të mendojnë për miratimin e emrave për kryetar. Sipas tyre, ai që do të propozohet duhet të ketë kohë të mjaftueshme për të paraqitur platformën e vetë për drejtimin e këtij institucioni.  

Këshilli i Lartë i Prokurorisë garanton pavarësinë, llogaridhënien, disiplinën, statusin dhe karrierën e prokurorëve të Shqipërisë dhe përbëhet nga 11 anëtarë; gjashtë prej të cilëve zgjidhen nga prokurorët e të gjitha niveleve të prokurorisë dhe pesë anëtarë zgjidhen nga Kuvendi, nga radhët e juristëve joprokurorë.

Anëtarët prokurorë përzgjidhen nga radhët e prokurorëve me integritet të lartë moral dhe profesional, sipas një procedure transparente dhe publike që siguron një përfaqësim të drejtë të të gjitha niveleve të prokurorisë. Anëtarët

joprokurorë përzgjidhen nga radhët e juristëve të spikatur me jo më pak se 15 vjet përvojë pune në profesion, me integritet të lartë moral dhe profesional. Ata nuk duhet të kenë mbajtur funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img