Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
12 °
Enj
14 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Gent Ibrahimi raporton në Komision: Ja pse po vonon krijimi i SPAK

spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioni i Pavarur i Zbatimit të Ligjit ka mbajtur një seancë dëgjimore në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, me kreun e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimin.

Ibrahimi foli për krijimin e SPAK, teksa theksoi se KLP ka miratuar listën me 15 kandidatë, ndonëse institucioni nuk është krijuar për shkak të procesit të vettingut.

“KLP ka miratuar listën prej 15 kandidatë për anëtarë te SPAK. Ende sot nuk ka SPAK sepse ende nuk ka përfunduar procesin e vettingut me vendim te formës se prerë. KLP do i duhet të marrë vendim nëse mundet që SPAK te krijohet me më pak se 10 anëtarë, apo ka imponim kushtetues. Na takon ne te themi nëse është e mundur apo jo që SPAK të nisë me 10 anëtarë. Ne marrjen e këtij vendimi do na duhet të marrim parasysh edhe disa elemente praktike”, tha ai, ndërsa foli edhe për miratimin e listës për Prokuror të Përgjithshëm.

“Kur hapen gara për pozicione të rëndësishme si kryeprokurori, këshilli ka detyrën të vë në kushte të barabarta kandidatët. Rregulloret që ne bëmë, në llogari të fundit të mos kishte asnjë pabarazi mes kandidatëve. Kandidatët kanë mundësinë të tregojnë vlerat e tyre”, shtoi kreu i KLP.

Më shumë




spot_img








spot_img