Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
77 %
1.5kmh
0 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
29 °
Sht
30 °
Die
30 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Gent Cakaj nuk ka dhënë dorëheqjen! Edi Rama tregon për herë të parë pse e shkarkoi ministrin e Jashtëm: Do stimulonte keqkuptime në OSBE

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

1b9532c139bfef5146dd15c2c7f08a80

Gent Cakaj nuk ka dhënë dorëheqjen nga posti i ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme. Ndryshe nga çfarë deklaroi vetë Cakaj apo dhe Rama disa ditë më parë, ministrit duket se i është kërkuar të largohet.

Kryeministri Rama në fjalën që mbajti pak më parë për kalimin e stafetës nga Cakaj te Xhaçka, tha se mosdekretimi i ministrit të Jashtëm nga Presidenti Ilir Meta, formalisht, mund të kthehej në një mmundësi për të stimuluar keqkuptime brenda OSBE.

“Nga detyrimi i pashmangshëm për ta përfaqësuar edhe formalisht në nivelin më të lartë të këtij institucioni në kryesimin e OSBE dhe për të mos lejuar që për shkak të formalitetit, mungesa e një ministri të jashtëm të dekretuar të kthehej në mundësi për të stimuluar keqkuptime brenda familjes së madhe të OSBE.

E mora këtë angazhim dhe jam shumë i lehtësuar sot sepse këtë angazhim mund tja kalojë Oltës. Për këtë kalim kemi pasur një dakordësi me Gentin. Në këtë fazë Ministria e Jashtme duhet të të ketë një drejtues me funksion të plotë, jo vetëm përmbajtësor por edhe formal”, tha Rama.

Pra mosdekretimi i Cakajt direkt nga Meta por qëndrimi i tij si një “ministër në detyrë” ka bërë që kryeministri ta shkarkojë atë.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Unë besoj që në këtë periudhë 2 vjeçare detyrat jo të lehta dhe kohët jo të lehta që ka kaluar ky institucion, janë përballur me dinjitet, me profesionalizëm, me sukses. Padiskutim që për mua ka qenë një barrë e shtuar dhe në kushte të tjera do ishte krejt e panevojshme sepse Genti ka pasur dhe ka të gjitha kapacitetet për ta mbajtur këtë barrë plotësisht.

Nga detyrimi i pashmangshëm për ta përfaqësuar edhe formalisht në nivelin më të lartë të këtij institucioni në kryesimin e OSBE dhe për të mos lejuar që për shkak të formalitetit, mungesa e një ministri të jashtëm të dekretuar të kthehej në mundësi për të stimuluar keqkuptime brenda familjes së madhe të OSBE.

E mora këtë angazhim dhe jam shumë i lehtësuar sot sepse këtë angazhim mund tja kalojë Oltës. Për këtë kalim kemi pasur një dakordësi me Gentin. Në këtë fazë Ministria e Jashtme duhet të të ketë një drejtues me funksion të plotë, jo vetëm përmbajtësor por edhe formal.

Dua jo për formalitet por për hir të së vërtetës që ta falenderoj nga zemra Gentin për gjithcka që bëri këto 2 vite në këtë detyrë aspak të lehtë. Përtej faktit që u godit në mënyrë sa absurde aq dhe të shëmtuar dhe për të qenë i paragjykuar, ia doli që sidoqoftë ta mbajë me sukses barrën dhe të tregojë hap pas hapi cilësitë e tij të veçanta, që jam i bindur do ketë kohën ti shpalosë të plota në të ardhmen.

Nga ana tjetër, me vjen mirë që stafeta i kialon Oltës. Është në lartësinë e duhur për ta marrë këtë stafetë dhe për ta çuar përpara punën e këtij institucioni. Ky institucion ka bazë të kahershme, shumë solide, por si cdo hapësirë tjerë e jetës institucionale, ka patjetër nevojë jo vetëm për të cuar përpara punët dhe marrëdhëniet me të tjerët, por dhe ripërtëritjen për të qenë në lartësinë e kohës dhe në lartësinë e sfidave që sjell koha.

Olta do jetë drejtuesi i parë në Ministrinë e Jashtme që do ketë mundësinë të jetë e këshilluar nga unë dhe Genti. Do ketë këshilltar të drejtpërdrejtë edhe mua edhe Gentin.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img