Hapësire reklamuese

Politikë

Liderët e UÇK-së në Hagë, Shqipëria përpjekje të dëshpëruar, i kërkon Serbisë ta njohë sa më parë Kosovën: S’mund të ketë bashkëpunim pa njohje të ndërsjelltë

Shkruar nga Newsbomb
Gent Cakaj

Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, bën me dije se në mbledhjen virtuale të ministrave të Jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit, i ka kërkuar Ministres së Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Ministrit të Jashtëm të Serbisë, të njohin sa më parë Republikën e Kosovës.

Cakaj përmes një shënimi në facebook, thotë se nuk mund të ketë bashkëpunim të qëndrueshëm dhe afatgjatë rajonal, pa qasje përfshirëse, trajtim të barabartë dhe njohje të ndërsjellë.

Po ashtu, Cakaj shprehet se është bërë thirrje për liberalizim sa më të shpejtë të vizave me Republikën e Kosovës. 

Kjo lëvizje e Shqipërisë vjen pas përballjes së lidërve të UÇK-së dhe Kosovës, me Prokurorin Special dhe Gjykatësin special në Hagë, që ka konfirmuar aktakuzat për Thaçin, Veselin dhe Jakup Krasniqin, për krime lufte. 

Screenshot_7.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu