Tirana
few clouds
-3.5 ° C
-3.5 °
-3.5 °
54 %
1kmh
20 %
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
9 °
E hënë, 24 Janar, 2022

Gent Cakaj: Hobi im të zbuloj misteret e universit, ndërlidhet me filozofinë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka thënë se një nga prirjet apo pasionet e tij është që të mësojë sa më shumë rreth mistereve të universit.

I ftuar në emisionin ‘Pressing’, në televizionin T7, Cakaj ndër të tjera ka folur edhe për shkollimin e tij për Drejtësi dhe Filozofi në Universitetin e Prishtinës dhe më pas specializimet në Belgjikë.

Ai ka cekur se një prej masterave të kryer në Belgjikë ka qenë për metafizikë ku dhe deklaroi se dy prej hobive të tij më të mëdha janë edhe zbulimi i mistereve të universit dhe analizimi i trajtave të ndryshme shoqërore.

Sipas tij në aspektin filozofik këto gjëra janë të ndërlidhura me njëra tjetrën.

‘Dy prirjet e mia më të mëdha, për të zbuluar misteret e universit dhe për të analizuar trajtat e ndryshme shoqërore

Pas një periudhe që jam marrë më shumë me aspektin akademik, me formimin tim akademik, në specializimet në Perëndim pas përfundimit të studimeve themelore në Drejtësi dhe Filozofi në Universitetin e Prishtinës, nga fundi i vitit 2017 kam hyrë në zyrën e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë.

Më pas jam emëruar koordinator rajonal pranë zyrës së kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, e më pas si koordinator për procesin e screaningut.

Unë kam lindur në 6 korrik 1990 dhe aktiviteti im i parë politik me Lëvizjen Vetëvendosje ka qenë në vitin 2006 deri në vitin 2008 pak kohë pas pavarësisë ku unë kam dalur nga kjo lëvizje’, ka thënë Cakaj.

Ndër të tjera ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka shpjeguar edhe akuzat e shumta e bëra ndaj tij për akuzat që i janë bërë që nga angazhimi i tij në Shqipëri për përkrahjen e ideve të ndryshimit të kufijve të Kosovës.

‘Është tërësisht i pavërtetë ideja se kam mbështetur ndryshimin e kufijve e ndarjes së Kosovës dhe deklarata e Vetëvendosjes është e pasaktë. Është e dalë jashtë kontekstit. Asnjëherë nuk e kam mbështetur ndarjen e Kosovës. Kam tre deklarime ku flas kundër ndryshimit të kufijve’.

Cakaj ka folur edhe për momentin se si e ka takuar Baton Haxhiun për herë të parë dhe lidhjet e tij personale me të, transmeton newsbomb.al.

‘Unë zotin Haxhiu e kam njohur në moshën 15 vjeçare, pasi më ka lidhur aktiviteti në Vetëvendosje fillimisht, ku shpërndaja broshurat e lëvizjes nëpër mediat e asaj kohe dhe Haxhiu ishte kryeredaktor i gazetës së shtypur ‘Express’.

Unë kam punuar me institutin Gani Bobi dhe kam realizuar vetëm një koment politik dhe këtë e kam bërë kur kam qenë student në perëndim ku përveç bursës kam bërë edhe punë të tjera që të mundësoja shkollimin.

Ajo që është e vertetë, është se unë me zotin Haxhiu kam kontakt personal por qëndrimet e mia politike mbeten qëndrime. Unë kam punuar edhe në sondazhe me Baton Haxhiu.

Unë me zotin Haxhiu kam rivendosur kontaktet gjatë kohës kur isha student i filozofisë në Universitetin e Prishtinës, ku dy nga profesorët e mi të filozofisë, Astrit Saliu dhe Blerim Latifi që kanë pasur një miqësi jo vetëm me Batonin por me të gjithë gazetarët e Prishtinës më ritakuan me të.

Unë te Haxhiu nuk kam marrë pjesë në më shumë se dy apo tre emisione të tij në Klan Kosova, ku ndërkohë shumica e aktivistëve të Vetëvendosjes kanë dalur shumë herë më shumë.  Të gjitha daljet e mia në emisionin e tij kanë qenë vetëm pasi jam bërë këshilltar i kryeministrit e më pas ministër i Punëve të Jashtme’, është shprehur Cakaj. 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img