Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
17 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Genocidi serb, kthehet në muze treni që largoi nga Kosova mbi 400 mijë shqiptarë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

31ac77038f01d18f234abb467b7095cc

Tre vagonë të këtij treni nuk u vunë në shërbim të qytetarëve të Kosovës për 20 vite me radhë. Është treni me të cilin dy dekada më parë u nisën për në Bllacë mijëra qytetarë shqiptarë të detyruar nga forcat serbe.

Ndërsa sot infrastruktura e vagonëve është e vjetruar dhe nuk shfrytëzohet më. Mediat në Kosovë bëjnë me dije se vagonët të drejtuar nga kjo lokomotivë, këtë vit do të marrin edhe njëherë një rrugë. Destinacioni i tyre do të jetë i njëjtë, por jo edhe qëllimi që patën 20 vite më parë.

Lokomotiva bashkë me tre vagonë do të niset për në Bllacë dhe kështu do të ngrihet qendra përkujtimore për gjenocidin mbi shqiptarët “Bllaca 99”.

Kjo do të jetë hera e fundit që ky tren merr këtë rrugë, pasi që nga 10 prilli, ai do të qëndrojë në muze. Qeveria e Kosovës është kujdesur që imazhi i vagonëve, të kujtojë përgjithmonë atë që iu ndodhi mbi 400.000 shqiptarëve, dy dekada më parë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img