Hapësire reklamuese

Politikë

“Gënjeshtrën e ka karakteriale”, Bardhi s’kursehet ndaj Manjës: Amnistia për të korruptuarit

Shkruar nga Newsbomb
“Gënjeshtrën e ka karakteriale”, Bardhi s’kursehet

Amnistia penale është kthyer në një tjetër pikë konfliktuale mes opozës dhe mazhorancës.

I ftuar në emsionin të “Të Paekspozuarit” në MCN TV, kreu i Grupit Parlamentar të PD nuk ka kursyer ministrin Ulsi Manja, të cilin e ka akuzuar si gënjeshtar.

Sipas demokratit, amnistia synon të amnistojë zyrtarët e korruptuar dhe se Grupi Parlamentar i PS-së ka hequr dy ndalesat e ligjit për zyrtarët e dënuar nga hetimet e SPAK-ut.

Manja e ka nga eksperienca, që po gënjeve një herë dy herë dhe tre herë, kthehet në karakteriale. Me sa duket ministri Manja e ka karakteriale. E kuptoj sikletin ku ndodhet. Ka marrë përsipër një propozim të Ramës dhe përfiton nga fakti që njerëzit nuk i hyjnë në detaje ligjit të amnistisë.

Drafti ka patur atë që ka qenë gjithmonë në amnistitë penale, që zyrtarët dhe subjektet pjesë e hetimeve dhe gjykimeve nga SPAK dhe GJKO, nuk përfitojnë amnisti. U keqpërdor një amendament i një kolegu ynë, për 24 orë ngatërruan dynjajë duke e shitur si amendament të opozitës. Kur gënjeshtra i doli sheshit, tani na akuzkojnë se gënjyem ne. Dy ndalesat e draftit fillestar janë hequr.  

Nuk ka asnjë arsye të gënjejmë për këtë. Kemi thënë se në parim e mbështesim amnistinë, nëse Kuvendi do të funksiononte në një normalitet, do ta votonim,” tha Bardhi.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese