Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur deklaratave të bëra nga sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, i cili tha se dekretimi i zgjedhjeve të 6 marsit ka qenë për të dëmtuar PD-në.
Sipas tij deklaratat e bëra nga Bardhi janë “gënjështra”, duke risjellë dhe njëherë në vëmendje protestën e 8 qershorit, atëhere kur Lulzim Basha i kërkoi atij anulimin e kësaj proteste.
“Gjykata Kushtetuese nuk ka dhënë asnjë zgjidhje për ccështjen e zgjedhjeve vendore. Është një gënjeshtër interpretimi i z.Bardhi që sipas vendimit duhet ta vinte Presidenti në lëvizje Gjykaten. Këta të gjitha i donin nga Presidenti dhe anulimin e protestës së 8 qershorit e kërkuan nga Presidenti. Gjykata nuk i ka legjitimuar zgjedhjet, por nuk i ka dhënë një zgjidhje sepse e vetmja gjë që është shprehur është thënë se nuk duhej të bëhej padia nga Shoqata e Bashkive”, tha Meta në “Quo Vadis”.