Tirana
scattered clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
81 %
1.5kmh
40 %
Hën
7 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

‘Gënjeshtër parazgjedhore’, Tabaku: Mjekët kanë pagat më të ulta, PD ka një plan për ta nxjerrë shëndetësinë nga kriza

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d20687b89e628f17fc92aad4c3eab16a

Ditën e sotme në një konferencë për median kyeministri Edi Rama është shprehur se do të rritet me 40% rroga për bluzat e bardha dhe me 15% për arsimtarët.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar edhe ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, e cila shprehet se paga e mjekëve është rritur me 7% vetëm në vitin elektoral në 2017.

Ajo është shprehur se mjekët kanë pagën më të ulët në rajon dhe taksat më të larta.

Sipas ish-deputetes PD ka një plan për ta nxjerrë shëndetësinë nga kriza, për të vendosur pacientin në qendër e jo koncesionin, për të rritur pagat dhe për të ofruar atë që Rama se bëri per 8 vite.

Postimi i plotë:

Asnjë gënjeshtër parazgjedhore se zhbën atë që Edi Rama i ka bërë shëndetësisë: Sipas OBSH, Shqipëria është vendi me numrin e mjekëve më të ulët në Rajon, 12.16 mjekë për 10 mijë banorë, 950 mjekë janë në pritje për të ikur jashtë e mijëra janë larguar. Ndërkohë buxheti i shtetit ka paguar rreth 100 milionë euro për Partneritetet Publike-Private në shëndetësi, ndërsa do të paguajë dhe 270 milionë euro të tjera në vitet në vijim.

Pagat e mjekeve janë rritur 7 përqind vetëm ne vitin elektoral 2017.

Nuk është takse progresive, është taksa 23% mbi shtresën e mesme dhe që sot ka dëmtuar më rëndë profesionistët e vërtetë.

Sot mjekët kanë pagat më të ulta dhe taksat me të larta në rajon.

Ky nuk është kandidat i ri është i provuar, është genjeshtar i vjetër që bën çdo gjë për të kaluar lumin.

Partia Demokratike ka një plan për ta nxjerrë shëndetësinë nga kriza, për të vendosur pacientin në qendër e jo koncesionin, për të rritur pagat dhe për të ofruar atë që Rama se bëri per 8 vite. Shëndetësi cilesore për të gjithë!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img