Sajesa e një qytetari duket se e ka vënë në siklet ish kryeprokuroren Ina Rama. E cila, është habitur shumë mbrëmjen e djeshme kur në shtëpinë e saj, diku nga Kodra e Diellit në Tiranë, ia behën menjëherë një grup i Task Forcës së OSHE dhe uniformat blu.
Në derë ka dalë vetë zonja Rama e cila është habitur kur drejtuesit e Task Forcës i kanë shprehur shqetësimin se do të bëjnë kontroll tek sahati i shtëpisë së saj të energjisë elektrike, pasi kishin sinjalizim se vidhet energjia.
Zonja Rama i ka lejuar të kontrollojnë dhe pas këtij kontrolli zyrtarët e Task Forcës kanë mbajtur një procesverbal për rregullsinë e lidhjeve dhe verifikimin në vend.
Një pjesë e medias e ka raportuar lajmin për vjedhje energjie nga zonja Rama, por vetë OSHE me anë të një deklarate e përgënjeshtroi atë. Dhe gjithcka u ka rezultuar punonjësve të shtetit si një flluckë sapuni.