Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
57 %
3.1kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
7 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Genc Pollo reagon: Kompanitë janë me ZERO lekë në bilance, unë në Universitet nuk kam kontribut real në euro… figurojnë 350 mijë euro (SQARIMI – INVESTIGIMI)

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Politikani Genc Pollo reagon mbi artikullin e botuar në revistën “Newsbomb” lidhur me krijimin e një rrjeti kompanish ku është përfshirë emri I tij, biznesmenit Albert Xhani dhe familjarëve të tyre, në krijimin e disa kompanive, tek të cilat Pollo dhe motra e tij kanë lidhje të ndryshme sipas një skeme botuar në revistën Newsbomb.

Edhe pse përpara botimit të artikullit Genc Pollo u pyet nga gazetarët dhe nuk pranoi të përgjigjej, sot, pas publikimit të artikullit ka reaguar për këtë çështje.

Citojmë nga revista “Newsbomb” interesimin e gazetarëve për të marrë versionin e politikanit Pollo.

“Zoti Genc Pollo injoroi interesimin mediatik të bërë disa kohë më parë mbi këtë çështje. Ai nuk ju përgjigj disa pyetjeve që ju adresuan.

Nga ana tjetër NewsBomb, kontaktoi një ekspert të inteligjencës financiare në Tiranë për të komentuar të dhënat e gjetura mbi kompanitë dhe personazhet e lidhura me to” citohet në artikullin e Newsbomb.al.

Por sot, Genc Pollo ka reaguar duke pranuar investimin me 350 mijë euro (jo në para, sipas tij) në shoqërinë themeluese të Universitetit. “Kontributi im do të ishte professional e intelektual dhe jo financiar” shkruan Genc Pollo në reagimin e tij publik, në rrjetin social Facebook.

Sqaron Genc Pollo:

Shoh që revista Newsbomb në një “investigim” ka përzier emrin tim me biznese shumëmilionëshe e me kompani offshore në Qipro.

Fakt është se në mars të këtij viti iu përgjigja ftesës së disa miqve e partnerëve nga Tirana e Prishtina për të bashkëpunuar një universitet në Kosovë dhe për të pranuar falas 14% të aksioneve në shoqërinë themeluese të universitetit. Kontributi im (si dhe i disa ortakëve) do të ishte profesional e intelektual dhe jo financiar. Sipas planit të biznesit investimi prej 2,5 milionë euro do të sigurohej nga menaxherët gjatë dy viteve të ardhëshme. Po kështu edhe licensat shtetërore.

Pra shuma 350 mijë euro është pjesa takuese e 2,5 milionëve e paraqitur në dokumentacion sipas praktikës së agjencisë për regjistrimin e biznesit në Kosovë. Ato absolutisht nuk janë para të derdhura nga unë siç shpjegova më lart.

Deri sot kjo shoqëri i ka bilancet me zero Lekë/Euro/Dollarë, pagesat tatimore zero Lekë/Euro/Dollarë dhe llogarinë bankare me zero Lekë/Euro/Dollarë.

Uroj të jetë e suksesshme dhe besoj se do të jetë një kontribut cilësor në arsimin e lartë.

Nuk më takon mua të flas për aktivitetet e të afërmëve të mi në moshë madhore por me sa di unë edhe ato kompani që përmenden në artikull gjatë gjithë historikut të tyre janë me bilancet me zero Lekë/Euro/Dollarë, pagesat tatimore zero Lekë/Euro/Dollarë dhe llogarinë bankare me zero Lekë/Euro/Dollarë; aktualisht me status të pezulluar.

Sa për kompaninë e regjistruar në Qipro unë nuk kam asnjë lidhje pronësore apo ligjore. Pavarësisht titujve sensacionalë që thonë të kundërtën, kështu rezulton edhe nga artikulli po të lexohen me vëmendje të dhënat e paraqitura.

Dëshiroj të mendoj se ky artikull me autorë anonimë dhe ekspertë gjithashtu anonimë është produkt i sensacionalizmit dhe inkompetencës. Nuk dua të mendoj motive të tjera më të ulëta. Shpresoj që ky reagim i imi të botohet në revistën Newsbomb. Genc Pollo!

Kompanitë e krijuara në Kosovë

Investigimi i sotëm i Newsbomb.al sjell skemën sesi janë krijuar kompanitë në Kosovë dhe cila është lidhja e dy personazheve dhe familjarëve të tyre me to.

Në artikull sqarohet:

Kompania 2

Dy muaj më vonë, në shkurt 2021, Albert Xhani shkon sërish në Kosovë dhe regjistron një tjetër kompani, të quajtur “Hazelnut Kosova”. Me kapital prej 4.4 milionë euro. Pjesën dërrmuese të kuotave (88%) të kësaj kompanie në Kosovë, e kontrollonte një kompani shqiptare e quajtur “Hazelnut Albania”.

Nga shqyrtimi i regjistrit tregtar në Tiranë i kompanisë “Hazelnut Albania”, rezulton se kjo kompani kontrollohet nga dy ortakë me pjesë të barabarta, nga shtetasja Kleida Xhani (e bija e Albert Xhanit) dhe Anila Priftanji. Kjo e fundit është dhe motra e ish ministrit dhe ish-deputetit të Partisë Demokratike Genc Pollo.

Kompania 3

Një muaj më pas, në mars 2021, Albert Xhani shkon sërish në Kosovë për të regjistruar kompaninë e tij të tretë, një biznes arsimor i quajtur “Neë York University”. Kësaj here Xhani duhet të ketë udhëtuar drejt Kosovës së bashku me ish-deputetin dhe ministrin Genc Pollo, pasi ky i fundit rezulton ortak me Xhanin në biznesin universitar.

“New York University” i Kosovës, u themelua me kapital prej 2.5 milionë eurosh. Albert Xhani mbante 80% të aksioneve të këtij biznesi në emrin e tij, ndërsa Genc Pollo mban të nënshkruara 14% të aksioneve, që korrespondojnë me 350 mijë euro vlerë aksionesh të nënshkruara.

Hera e fundit kur deputeti Genc Pollo ka plotësuar deklaratën e pasurisë ishte viti 2017. Nga shqyrtimi i të dhënave në këtë deklaratë rezulton se Genc Pollo nuk ka poseduar as ndonjë asetdhe as ndonjë gjendje të ardhurash në shumën prej afro 350 mijë eurosh.

Shkrimin e plotë për këtë investigim e gjeni në Revistën Newsbomb.al që ka dalë në të gjitha pikat e shitjes nga 20 tetori.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img