Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Byzylykët/ Gazment Bardhi kallëzon ish-sekretaren e Ministrisë së Drejtësisë

Shkruar nga Newsbomb

Ministri teknik i Drejtësisë Gazment Bardhi kallëzon penalisht ish- sekretaren e MD.

Kallëzimi është bërë për ish-sekretaren Juliana Hoxha e cila firmosi tenderin me kompaninë për byzylykët elektronikë.

Bardhi ka bërë Kallëzimin penal edhe për kompaninë Soft & Solution, Fastech dhe Ratech që fitoi tenderin. Kjo kompani është bashkimi i 3 operatorëve dhe sipas ministrisë së Drejtësisë ka kryer shkelje të rënda.

300 byzylykë për mbikëqyrje elektronike të të pandehurve me vlerë rreth 2 milionë euro mungonin në Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa ministri Gazmend Bardhi i bëri thirrje kompanisë që t’i dorëzonte.

Edhe pse fillimisht kompania nuk pranoi duke u justifikuar me një akt të Shërbimit të Provës, në fund vendosi që të dorëzonte mallin për të cilin fitoi tenderin 2 mln euro.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese