Hapësire reklamuese

Politikë

Gazment Bardhi tregon planin Meta-Berisha kundër PD: Dekretimi i zgjedhjeve në 6 Mars u bë për të dëmtuar partinë, por ne s’njohim vështirësi!

Shkruar nga Newsbomb
Gazment Bardhi tregon planin Meta-Berisha kundër PD: Dekretimi i zgjedhjeve

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi tha mbrëmjen e sotme se dekretimi i zgjedhjeve nga presidenti Ilir Meta ka për qëllim dëmtimin dhe vënien në vështirësi të PD-së.

Ai u shpreh në “Ora News” se  PD nuk do të ketë asnjë vështirësi përsa u përket zgjedhjeve të 6 Marsit, pasi kjo forcë politike ka konfirmuar pjesëmarrjen.

Bardhi: Dekretimi i beftë i zgjedhjeve nga presidenti i republikës ka patur një qëllim, për të vënë në vështirësi PD. Presidenti do të duhej të bënte atë që kishte premtuar, t’i shkonte deri në fund të provuarit se në 30 Qershor u bënë zgjedhje të paligjshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën, do të duhej t’i ishte nënshtruar vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Kjo gjykatë nuk i ka legjitimuar zgjedhjet e 30 qershorit. Nuk ka thënë se këto zgjedhje ishin kushtetuese apo të ligjshme. Ka thënë se subjekti që vë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese nuk duhet të ishte shoqata e bashkive, por presidenti i republikës, duke dhënë kështu mundësinë presidentit qe ta inicionte procesin në këtë gjykatë. Pra, gjykata nuk i ka hyrë thelbit të çështjes.

Në vend që t’i bindet ketij urdhërimi kushtetues, presidenti, në mënyrë të beftë, pa u konsultuar, për herë të parë në këto 30 vjet, me partitë politike të opozitës, asnjë president nuk ka dekretuar zgjedhje pa e bërë këtë konsultim. Nuk është detyrim, por është një standard i mirë i vendosur nga Presidentët. Nuk mund të ndodhë që të konsultohesh me qeverinë dhe jo me opozitën.

Kjo tregon qartë se qëllimi i vetëm, për fat të keq, i koordinuar i zotit Meta me segmente të PD, është në unison me zoti Berisha, ka patursi qëllim të vetëm; të vendosë në vështirësi PD. Asnjë vështirësi nuk ka për të patur për PD, përsa i përket zgjedhjeve të 6 marsit. Kemi  konfirmuar pjesëmarrjen. Jemi në përfundim të procedurave tona të brendhsme për përzgjedhjen e kamdidatëve. Besoj se për aq dijeni sa kam, do të kemi përfaqësimin më të mirë të mundshëm për secilën prej 6 bashkive duke synuar fitoren në këto 6 bashki.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu