Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
87 %
2.1kmh
100 %
Pre
11 °
Sht
11 °
Die
11 °
Hën
10 °
Mar
8 °
E premte, 27 Janar, 2023

Gazment Bardhi thirret të paraqitet në SPAK, do pyetet për inceneratorët

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti i PD dhe ish-sekretari i përgjithshëm i kësaj force politike, Gazment Bardhi është thirrur për t’u paraqitur në Prokurorisë Speciale SPAK. Mësohet se politikani i djathtë do të merret në pyetje për çështjen e shumëpërfolur të inceneratorëve.

Gazment Bardhi do të pyetet nga prokurorët e posaçëm të SPAK si person që ka dijeni për këtë çështje, që nga opozita është cilësuar si aferë dhe janë akuzuar kryeministri Rama e disa anëtarë të kabinetit të tij. Ai duhet të paraqitet në 27 tetor ora 10.00, shkruan News 24.

Ndërkohë, sot në ambientet e Prokurorisë Speciale ka qenë për dy orë dhe Monika Kryemadhi. Ish-drejtuesja e LSI është marrë në pyetje për dy orë, por kur ka dalë nga SPAK, ka thënë për mediat se kishte dorëzuar prova të reja.

Kryemadhi, po ashtu ka thënë se është pyetur si person në dijeni dhe ka dhënë më tepër informacione për inceneratorine e Elbasanit.

Nuk dihet nëse edhe Gazment Bardhi do të pyetet për të njëjtin incenerator, pasi është në cilësinë e personit që ka bërë kallëzim. Por aktualisht në SPAK janë kallëzuar tre inceneratorë, Tirana, Fieri dhe Elbasani, sepse për dy të fundit janë burgosur ish-ministri Koka dhe ish-deputeti Bllako.

 

Më shumë


spot_img








spot_img