Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
45 %
3.6kmh
0 %
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Gazment Bardhi: Qytetarët viktimë të masakrës elektorale Rama-Doshi-Rakipi, detyra jonë është të luftojmë fort për kthimin e demokracisë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi akuzon Taulant Ballën se nuk pranon të merret, sipas tij, me vjedhjen e madhe të votave që u bë në zgjedhjet e 25 prillit.

Bardhi shkruan se Rama-Doshi-Rakipi e çuan vendin në një masakër masive elektorale dhe viktimë janë qytetarët shqiptarë. Ai shton se detyra e Partisë Demokratike është të qëndrojë e vendosur dhe të luftojë për kthimin e demokracisë në vend.

“Gjëja e vetme me të cilën duhet të merremi dhe sigurisht Taulant Balla nuk pranon të bëjë, është vjedhja më e madhe e votave në historinë e Shqipërisë. Rama-Doshi-Rakipi e çoi vendin tonë në një masakër masive elektorale dhe viktimë janë qytetarët shqiptarë.

Detyra jonë është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend. Çdo çështje tjetër, synon që të shmang vëmendjen nga masakra elektorale Rama-Doshi-Rakipi, që është turpi i vetëm i Shqipërisë”, shkruan Bardhi.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img