Hapësire reklamuese

Politikë

Gazment Bardhi publikon videon dhe krahason kryeministrin me kryedemokratin: Lulzim Basha kujdeset për njerëzit, Edi Rama i lë në baltë

Shkruar nga Newsbomb
Lulzim Basha

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka postuar një video në rrjetet sociale, ku krahason kryeministrin Rama me kryedemokratin Basha.

Ai shprehet se Lulzim Basha është politikan që kujdeset për njerëzit, ndërs edi Rama i varfëron dhe i lë ata në baltë.

Sipas tij, Shqipërisë i duhet një kryeministër si Lulzim Basha, pasi ai punon për njerëzit dhe për vendin.

“Ka një dallim të madh mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Lulzim Basha është politikani që kujdeset për njerëzit. Edi Rama është politikani që i lë njerëzit në baltë. I mashtron, i burgos, i varfëron, ndërsa vetë jeton mes luksit. Na duhet ta ndryshojmë këtë realitet. Na duhet një kryeministër si Lulzim Basha. Ai punon për njerëzit dhe për vendin”, shkruan Bardhi krah videos.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll