Hapësire reklamuese

Politikë

Gazment Bardhi: Protesta e 8 Janarit për të bunkerizuar PD-në, siç është bunkerizuar Berisha me familjen! Në 30 vite ka treguar se nuk vendos asgjë mbi interesin e tij

Shkruar nga Newsbomb
Gazment Bardhi: Protesta e 8 Janarit për të bunkerizuar PD-në,

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Dmeokratike, Gazment Bardhi, është shprehur në një deklaratë për mediat se protesta e thirrur nga Sali Berisha në 8 Janarka për qëllim të bunkerizojë PD-në, ashtu sdiç është bunkerizuar Berisha me familjen e tij.

Ai u shpreh se Berisha e ka treguar në më shumë se 30 vite politikë që nuk vendos asgjë tjetër mbi interesin e vetes, ndërsa shtoi se edhe votimet e referendumit për shkarkimin e Bashës janë manipuluar.

“PD njeh dhe respekton vetëm vullnetin e demokratëve , të Kryesisë, Këshillit Kombëtar dhe Kuvendit. Kjo ëhstë arsyeja pse në 18 Dhejtor vendosëm të zgjedhim të ardhmen dhe jo të bunkerizojmë partinë për interesa të një njeriu të shpallur “non grata” për korrupsion nga SHBA. Vullnetit të shumicës së demokratëve, vullnetit të shumicës të të gjithë instituciomneve të partisë, Sali Berisha po përpiqet t’i imponohet me një politikë përçarëse.

Shpikja cdo ditë e një kauze të rreme që kulmon me absurdin e thirrjes së një proteste kombëtare ndaj PD-së, në selinë e PD-së, për shkak se po lyhen muret dhe po vendosen adezivë, është keqpërdorimi më i madh që mund të bëjë një demokrat. Kjo protestë ka qëllim të bunkerizojë PD-në siç është bunkerizuar Sali Berisha dhe familja e tij.

Prej 9 shtatorit nga goja e tij keni dëgjuar gënjeshtra, akuza dhe manipulime, për ta shndërruar PD-në në mburojë të hallitt të tij personal. E patë sesi firmat u mbajtën të mbyllura në kasafortë. U tha se do të hapeshin në 11 dhjetor, por dyert u mbyllën për këso që dëshironte të shikonte se kush ishin ata që morën pjesë në miting.

Këto ditë keni dëgjuar se u realizua një referendum ku morën pjesë mbi 44 mijë anëtarë të partisë. Sot çdo demokrat ka parë sesi nga 117 anëtarë që kanë hyrë në atë qendër votimi, rezultati u nxor me 700 e ca vota. Nga 1300 anëtarë që ka dega 8 në mes të Tiranës, kanë marrë pjesë vetëm 117 anëtarë. Faktet tona janë që ky proces janë rezliazura në këtë formë në të gjitha degët e partisë.

Faktet e zbuluara sot, tregojnë se shuymica e demokratëve kanë zgjedhur të ardhmen. Sali Berisha u mundua të manipulonte për hallin e tij personal. Në më shumë se 30 vite në politikë, Sali Berisha ka treguar se nuk vendos asgjë mbi interesin e tij personal”, tha Bardhi ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu