Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
0.5kmh
40 %
Mër
18 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
24 °
Die
26 °
E mërkurë, 31 Maj, 2023

Gazment Bardhi mesazh të “paanshëm”: Ftoj të gjithë anëtarët e PD-së të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet për kryetarin e ri

Lajme të ngjashëm

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një postim në rrjetet sociale u ka bërë thirrje anëtarëve të Partisë Demokratike që të dalin të votojnë masivisht në zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë që do të zhvillohen ditën e nesërme.

Ai thotë se në këtë mënyrë PD do të tregojë forcën dhe vlerat që karakterizojnë familjen e madhe politike të PD-së.

“Nesër, datë 13 Qershor 2021, nga ora 08:00 – 19:00, në ambientet e selive të PD në gjithë Shqipërinë, do të zhvillohen votimet për zgjedhjet e brendshme statutore për Kryetar të Partisë Demokratike.

Për të treguar forcën tonë dhe vlerat që karakterizojnë familjen tonë politike, ftoj të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike të marrin pjesë masivisht në këtë proces të rëndësishëm”, shkruan Bardhi.

Kujtojmë se Gazment Bardhi gjatë fushatës elektorale të kandidatëve [për kryetar të PD-së, në llogarinë e tij në rrjetet sociale ka shpërndarë vetëm takimet e Lulzim Bashës me demokratët, duke “injoruar” kandidatët e tjerë.


Më shumë