Hapësire reklamuese

Politikë

Gazment Bardhi mbledh nesër grupin e PD

Shkruar nga Newsbomb
Gazment Bardhi mbledh nesër grupin e PD

Gazment Bardhi dhe deputetët e grupimit që mbështesin Rithemelimin, do të rikthehen pas një kohë të gjatë në selinë blu.

Ata do të zhvillojnë në selinë qëndrore të partisë mbledhjen e grupit parlamentar ditën e nesërme në orën 15:00 dhe kjo konfirmohet përmes mesazhit që Bardhi u ka dërguar kolegëve demokratë.

Të nderuar kolegë, Nesër, e hënë, ora 15:00, do të zhvillojmë mbledhjen e grupit parlamentar, në selinë qëndrore të PD. Ju falenderoj!“, thuhet në njoftim.

Bardhi dhe deputetët e grupimit të tij nuk kanë qenë në selinë e PD-së që në kohën kur ajo zotërohej nga Lulzim Basha. Më pas, selia u mor nga grupimi i Sali Berishës.

Edhe pse prej disa muajsh, pjesa më e madhe e deputetëve të PD-së janë bashkuar, sërish ata i kanë bërë mbëledhjet në Kryesinë e Kuvendit. Mbledhja e nesërme në selinë blu është një sinjal edhe mes bashkimit të dy grupimeve të PD.

Mbledhja në selinë blu vjen disa ditë pasi Bardhi mori pjesë në protestën poshtë banesës së kreut të partisë Sali Berisha.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese