Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “Opinion”, ku u shpreh se Shërbimi Informativ i Shtetit i ka konfirmuar PD-së se gjatë fushatës zgjedhore ka patur politikanë të liudhur me eksponentë të krimit të organizuar.
Aiu u shpreh se këto janë sekrete shtetërore dhe PD nuk i di me emra këta politikanë, por shtoi se tyë gjitha të dhënat i ka SHISH.
“Ju e dini që Shërbimi Informativ i Shtetit (SHISH) bën përgjime parandaluese, nuk është se ka përgjime proceduriale që çojnë në burg. Janë indicie apo të dhëna që shërbejnë më pas për të çuar informacion në organet ligjzbatuese.
Ajo që unë mund të konfirmoj, është që zyrtarisht ne na është konfirmuar në kuadër të informacionit që kemi kërkuar për zgjedhje, që gjatë fushatës zgjedhore ka të dhëna të mbledhura nga SHISH për lidhje të politikanëve me eksponentë të krimit të organizuar. Janë të dokumentuuara, por përbëjnë sekret shtetëror dhe nuk i vihen dot në dispozicion PD-së, por janë të dhëna që ndodhen atje”, tha Bardhi.