Hapësire reklamuese


Politikë

Gazment Bardhi kthehet nga SHBA, mbledh deputetët për t’i përgatitur për protestë

Shkruar nga Newsbomb
Gazment Bardhi kthehet nga SHBA, mbledh deputetët për t’i

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, do të mbledhë deputetët demokratë. Burime për mediat bëjnë me dije se kjo mbledhje pritet të zhvillohen rreth orës 12:00 të mesditës së kësaj të hëne, vetëm pak orë para disjes së protstës së paralajmëruar ditën e sotme.

Bardhi, i cili sapo është kthyer nga vizita zyrtare që kishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të mbledhë demokratët për t’i përgatitur për aksionin opozitar të paralajmëruar për këtë të hënë.

“Te nderuar kolegë, Nesër, e hënë, ora 12:00, do te zhvillojmë mbledhjen e grupit parlamentar, në sallën e grupit. Ju falenderoj!”, shkruhet në mesazhin që kreu i Grupit u ka dërguar deputetëve.

Kujtojmë se sot opozita do të mbajë një protestë para Kuvendit në orën 17:00, në të njëjtin orar ku dhe brenda do të zhvillohet seanca plenare. Sakaq, sipas asaj që u bë me dije më herët deputetët e opozitës do të ndjekin të njëjtin skenar, atë të mos lejimit normal të punimeve në Parlament.

Megjithatë, numri i deputetëve të opozitës që do të marrin pjesë në seancë është më i vogël, pasi 19 prej tyre janë përjashtuar.

LEXO EDHE: Opozita sot në protestë, kaos në Kuvend dhe jashtë (SKENARET)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese