Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Gazment Bardhi del nga SPAK: U pyeta për inceneratorin e Elbasanit, hetimet kanë përparuar! Të kallëzuar Edi Rama dhe zyrtarët

Shkruar nga Newsbomb
Gazment Bardhi del nga SPAK: U pyeta për inceneratorin e Elbasanit, hetimet

Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka dalë pas rreth një ore nga ambientet e Prokurorisë Speciale, ku ishte thirrur të pyetej në cilësinë e kallëzuesit, për aferën e inceneratorëve. Ai ka thënë se është pyetur specifikisht për inceneratorin e Elbasanit.

"Përsa i përket personave të kallëzuar, fillon nga Edi Rama dhe deri te nëpunësit që kanë firmosur në Komisionet e Koncesioneve", u shpreh ai ndër të tjera.

"Sot unë isha në cilësinë time si kallëzues për inceneratorin e Elbasanit, i cili mesa duket është duke përparuar në hetime. Gjej rastin dhe publikisht të inkurajoj SPAK për të përfunduar hetimet dhe të çojë para përgjegjësisë personat përgjegjës.

Deri tani nuk ka asnjë zhvillim për Inceneratorin e Tiranës. I kemi dhenë besim SPAK dhe presim të na kthejë besimin. Shqiptarët presin më shumë, për këtë aferë të pastër korruptive dhe aferat e tjera.

Është procedurë normale që kallëzuesi duhet të japë deklarimet e tij. Kam kërkuar të merret në cilësinë e provës dhe gjetjet e Komisionit Parlamentar për Inceneratorët. K pasur dhe një shtesë tjetër nga PD mbi bazën e punës së bërë nga Komisioni.

Përsa i përket personave të kallëzuar, fillon nga Edi Rama dhe deri te nëpunësit që kanë firmosur në Komisionet e Koncesioneve. E rëndësishme është që SPAK po heton dhe ka besimin e opinionit publik dhe të timin personal", u shpreh Gazment Bardhi, deputet i PD.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll