Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
94 %
0.5kmh
75 %
Mar
22 °
Mër
22 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
22 °
E martë, 18 Maj, 2021
spot_img

Gazmend Bardhi nxjerr mesazhet private, denoncon: PS-ja dha leje legalizimi në këmbim të votave

spot_img

Lajme të ngjashëm

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka bërë një deklaratë për mediat, ku denoncon blerjen e votave përmes legalizimit të pronave.

Ai ka publikuar mesazhet private në një grup në Whats App, ku sipas tij për më shumë se 1 muaj administrate publike është vënë në funksion të blerjes së zgjedhjeve.

Sipas tij, Partia Socialiste ka dhënë leje legalizimi në këmbim të votave.

Deklarata e Gazmend Bardhit:

Çdo ditë dalin në pah fakte, prova dhe dëshmi të veprimeve të Ramës/Doshit dhe bandave të tyre për të vjedhur zgjedhjet.

Provat që do të ekspozojmë sot faktojnë masakrën zgjedhore. Ato janë vënë në dispozicion të Prokurorisë prej datës 12 Prill dhe ajo deri në këtë moment nuk ka vepruar.

Kjo që shikoni në ekran është grupi i ëhatsapp i hapur me urdhër të Belinda Ballukut dhe drejtuar nga Këshilltarja e saj në Kabinetin e Ministrit Laureta Omeri. Përmes këtij personi, Belinda Balluku ekzekuton skemën e blerjes së votave, duke legalizuar banesa në këmbim të votave.

Kjo bisedë në ëhatsapp fakton se për më shumë se 1 muaj administrate publike është vënë në funksion të blerjes së zgjedhjeve.  Provat tregojnë se si PS jep leje legalizimi në këmbim të votës.

Në këtë bisedë ka detaje të ndërtesave dhe adresave përkatëse për të cilat shtabet elektorale të Partisë Socialiste urdhërojnë legalizimin e menjëhershëm para zgjedhjeve, në këmbëim të votës. Aty dalin në pah hartat e banesave, emrat e punonjësve të administratës publike në vënë në shërbim të kësaj skeme kriminale të blerjes së votës, emrat e votuesve, por edhe shumë informacione të tjera.

PD ka bërë kallzim kundër ministres Balluku dhe stafit të saj për krime elektorale, shpërdorim detyre dhe grup të strukturuar kriminal që prej datës 12 prill 2021.

Prokuroria nuk ka bërë asgjë as për ta ndalur, as për ta parandaluar dhe as për ta ndëshkuar këtë skemë të pastër kriminale të blerjes së votës në këmbim të legalizimit të banesës.

Kjo është një provë flagrante që provon se si Edi Rama dhe Belinda Balluku janë në krye të operacionit kriminal të vjedhjes së zgjedhjeve, duke shkelur ligjin dhe duke përdorur burimet shtetërore për të deformuar vullnetin e qytetarëve dhe rezultatin e zgjedhjeve.

Të gjithë shqiptarët janë të vetëdijshëm se se si kanë vepruar Rama-Doshi dhe bandat e pushtetit për të vjedhur dhe blerë rezultatet e zgjedhjeve të 25 prillit. Të tjera fakte dhe të dhëna do të publikohen në ditët në vijim.

Deklaratat sa për të larë gojën se prokurorët duhet të hetojnë krimet zgjedhore nuk mjaftojnë. Sot Prokurori i Përgjithshëm dhe Drejtuesi i SPAK kanë përpara tyre një krim të dyfishtë, atë të vjedhjes së zgjedhjeve dhe atë të mosveprimit të organit të prokurorisë për të parandaluar e ndëshkuar krimet zgjedhore të provuara. Ky rast flagrant është një provë sesa të përkushtuar janë vërtëtë këto organe për të përmbushur detyrën e tyre, sic pret opinion publik shqptar dhe partnerët tanë ndërkomëbtarë.

Një gjë është e sigurtë. Ne do të luftojmë me gjithë fuqinë dhe besimin e madh që qytetarët na dhanë në këto zgjedhje, që ta rrëzojmë regjimin Rama-Doshi.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img