Sekuestrohen pasuritë e pronarit të “Gazzetta di Mezzogiorno” në Itali Mario Ciancio Sanfilippo.
Ciancio, siç e njohin edhe në Shqipëri, është ish-pronari i Carlo Bollinos dhe ish pronari i Gazetës Shqiptare. Sipas medieve italiane, pasuritë e siçilianit, arrijnë vlerën mbi 155 milionë euro .
Ndërkohë është ish-kryeministri Sali Berisha ai i cili nuk e ka humbur këtë rast për të sulmuar Bollinon, pronarin aktual të gazetës Shqiptarja.com dhe Report Tv.
“Sekuestrohen pasurite e pronarit të Bolinos për lidhje me mafien! sb
“Doktor, Pronari i Gazzetta di Mezzogiorno ku drejtor është Carlo Bollino ne Itali (Pasaniku Sicilian, Ciancio') ju sekuestruan pasuritë (155 mil Euro)për lidhje me mafian. Shuma gazeta Italiane fillojne të flasin për lidhje të ngushta edhe të mjeteve të tij të informacionit me Mafian. Bolino është kryesor, llafi të doli.. vetëm që nuk ishte me SCU por me Mafian Siciliane..duhet të hetohen pasuritë dhe pronat e Bolinos në Tiranë,” shkruan Berisha refertuar qytetarit digjital.
Çfarë shkruajnë mediet italiane:
Me kërkesë të Anti-Mafias , Gjykata e Catanias ka lëshuar një urdhër për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të botuesit dhe redaktorit të gazetës La Sicilia, Mario Ciancio Sanfilippo, të akuzuar për bashkëpunim me mafian.
Konfiskimi - që arrin në mbi 150 milionë euro prona - ka të bëjë me të gjithë grupin botues të kryesuar nga sipërmarrësi, gazetën "La Sicilia", "Gazzetta del Mezzogiorno" të Barit dhe dy stacione televizive rajonale, "Antenna Sicilia" dhe "Telecolor".
Konfiskimi është kryer nga karabinierët e ROS dhe Komandës Provinciale Catania. Botuesit italian i janë konfiskuar llogaritë, 31 kompani, pasuri të patundshme dhe aksione në shtatë kompani të tjera. Nuk është hera e parë që asetet e Ciancios i nënshtrohen masave të konfiskimit.
Ciancio është aktualisht i pandehur për lidhje me Cosa Nostran.
Aktakuza u ngrit në vitin 2017, pasi një procesi gjyqësor të gjatë që filloi me një hetim në vitin 2007 .
Tre vjet më parë, në njoftimin e përfundimit të hetimit, prokurori iCatanias vuri në dukje se ai kishte gjetur pesëdhjetë e dy milion e euro të depozituara në Zvicër të padeklaruara nga Ciancio.
" 52.695.031 euro të cilat nuk janë deklaruar kanë qenë deri më tani informacioni i nevojshëm" - tha prokurori.
Një thesar për të cilin botuesi nuk kishte qenë kurrë në gjendje të jepte ndonjë shpjegim.