Hapësire reklamuese

Politikë

Gazetarja zë ngushtë Ilir Metën: Më kë ishit në Gjirin e Lalzit? A ishin subjekte të OFL-së?

Shkruar nga Newsbomb
Gazetarja zë ngushtë Ilir Metën: Më kë ishit në

Presidenti Ilir Meta është pyetur në konferencën e sotme për foton e tij në Gjirin e Lalzit, ku mediat pretendonin se ai është takuar me subjekte të OFL-së dhe persona të shpallur në kërkim.

Një prej gazetarëve të pranishme në konferencë, e ka zënë ngushtë Presidentin duke e pyetur drejtpërdrejt se me kë ishte takuar në Lalëz, pasi sipas mediave, personi që e shoqëronte është me rrezikshmëri të lartë shoqërore në Durrës.

“Ai që ta ka thënë ty këtë, të vij këtu te unë tani. Unë e përdor kapuçin sepse bëj çik sauna. Dhe në Gjirin e Lalzit fryn çik erë. Të vijë kryeministri këtu. Këta janë personat në kërkim”, tha Meta duke i ikur pyetjes. Mirëpo, gazetarja insistoi përsëri. “Me kë u takuat” e pyeti ajo përsëri.

“Unë takohem me të gjithë Shqipërinë. Zero. Zero. Zero. OFL-ja do fillojë punën me një ritëm të paparë në 26 prill. Asnjë ligj i Reformës në Drjetësi nuk do të preket. Çdo gjë do të bëhet siç do Edi Rama”, u përgjigj ai duke mohuar që personat me të cilët ai ishte, të jenë subjekt i OFL-së.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.