Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gazetarja “zë ngushtë” deputetin e PS: Politikanët vizitojnë kriminelët në burg në kohë fushate

Shkruar nga Newsbomb

Gjatë emisionit të sotëm “studio e hapur” në news 24, gazetarja e Klodiana Lala, ka lëshuar disa deklarata dhe akuza të forta, ku përballë ka pasur deputetin e PS, Xhemal Qefalia.

Lala iu referua kohës kur deputeti Qefalia ishte drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, duke thënë se disa politikanë kanë vizituar kriminelët në burgje gjatë kohës së fushatës.

Sipas gazetares Lala krimi ka pasur dhe vazhdon të ketë lidhje të forta me politikën.

“Keni qenë drejtues burgu dhe e dini se si politikanët kanë ardhur në dyert e burgjeve dhe takonin kriminelët, bënin edhe fushatë. Na thuaj emrin e një peshkaqeni të madh të arrestuar zoti Qefalia”. 

Ndërsa deputeti Qefalia iu kundërpërgjigj duke thënë se Policia bën detyrën e saj që i kap kriminelët, pastaj pjesa tjetër i takon një strukturave të tjera shtetërore të pavarura.

“Ne jemi transparent. Fakti që kemi uljen më të madhe historike të vrasjeve tregon prirje rendimentale dhe punë të policisë. Elementi kriminal zbulohet nga policia e më tej është pjesë e një sistemi tjetër të pavarur. Policia tani është trajtuar mirë, e veshur mire”, tha Qefalia.

Ndërkohë gazetarja Klodiana Lala shkoi me tej me akuzat, duke thënë se Policia është e përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

“Policia është e përfshirë në trafik kanabisi, pse nuk arrestoi Klement Balilin? Pse nuk u reagua për rastin Balili?”, tha gazetarja Lala.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.