Tirana
clear sky
37.5 ° C
37.5 °
37.5 °
20 %
2.1kmh
0 %
Pre
36 °
Sht
34 °
Die
34 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Gazetarja zbulon telefonatën e fundit të Kudret Saliajt me të birin: Mexhit Picari dhe e bija u futën edhe në Gjykatë me pistoletë, po kërkonin viktimën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” telefonatën e fundit të Kudret Saliajt, i cili u vra pak ditë më parë nga ish-vjehrri Mexhit Picari, me të birin.

Ajo tha se Saliaj e kishte telefonuar të birin për t’i thënë që të mos futej në lokalin që ai ishte së bashku me avokatin, pasi në atë lokal ishine dhe Mexhit Picari dhe Dhurata Saliaj, ndaj nuk donte që të kishte përplasje.

Lala tha se autori i vrasjes dhe e bija ishin future edhe në Gjykatë me armë në kërkim të viktimës, por nuk e kanë gjetur aty dhe kanë shkuar në lokal, aty ku e kanë vrarë.

Klodiana Lala: Në momentin që kanë mbërritur përpara gjykatës së Tiranës, sipas hetimeve të sigurisë, në dhjetëra kamera sigurie, ata kanë kontrolluar dhe vëzhguar të gjitha ambientet përfshirë edhe gjykatën për ta gjetur Kudret Saliajn.

Fevziu: Edhe brenda gjykatës?

Lala: Edhe brenda gjykatës.

Fevziu: Si kanë hyrë me pistoletë brenda gjykatës?

Lala: Këtë duhet ta sqarojnë. Mund të ketë hyrë vetëm njëri prej tyre. Tjetri ka qëndruar.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img