Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Mër
37 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
33 °
Die
32 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Gazetarja zbulon detaje tronditëse nga vrasja e 58 vjeçares në Shkodër: Vëllai dilte në fshat dhe thoshte “e kam vrarë dhe e kam në shtëpi”

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Mbrëmjen e djeshme policia zbuloi një ngjarje tragjike, pasi në shtëpinë e 55 vjeçarit Fabian Vuka gjeti trupin e pajetë të motrës së tij, Diana Vuka, të cilën e kishte vrarë i vëllai.

55 vjeçari e kishte vrarë të motrën për shkak të një sherri për lekët e mobiljeve që kishte porositur 58 vjeçarja, pasi Fabian Vuka kërkonte që t’i mbante lekët për vete.

Gazetarja Etleva Delia ka treguar në emisionin “Opinion” se 55-vjeçari i përgjigjej telefonatave që vinin në celularin e së motrës nga mobileria, duke iu thënë punonjësve se Diana nuk do t’u përgjigjej kurrë, ndaj bënin mirë të mos telefononin më.

Gjithashtu gazetarja tregoi se 55 vjeçari, i cili njihej si një i alkoolizuar, dilte në fshat dhe thoshte se e kishte vrarë motrën dhe e mbante në shtëpi, por asnjë nuk e kishte marrë seriozisht.

Ndërkohë duhet thënë se ky krim makabër nuk u zbulua për shkak se vëllai i saj thoshte në lagje “kam vrarë motrën”, pasi nuk merrej seriozisht ngaqë ishte alkoolist. Vrasja u zbulua nga shoqja e viktimës, e cila e kishte telefonuar, por Diana Vuka nuk i përgjigjej në telefon. Ndërkohë që viktima dergjej në krevatin e dhomës së gjumit, autori i krimit, vëllai i saj Fabian Vuka pinte birra në dhomën tjetër.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img