Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
50 %
3.1kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
34 °
Pre
33 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

Gazetarja zbulon cili është grupi rival i bandës së Durrësit: Janë më kompaktë sepse janë djem xhaxhallarësh. Vodhën serverin e Prokurorisë dhe postën. Kanë lidhje me ata lart…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetarja e njohur e kronikës Klodiana Lala ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e fundit që tronditi Durrësin, ku mbeti i vrarë anëtari i bandës së Durrësit, Edmond Koçi, i njohur si Mond Çekiçi.

Lala tha se grupi rival i bandës së durrësit ëhstë një grup nga rrethinat e qytetit, pak i njohur në media, por më i organizuar pasi janë me lidhje familjare.

Ajo deklaroi se ky grup dyshohet se ka dorë në vjedhjen e serverit të Prokurorisë dhe postës së Durrësit.

Kodiana Lala: Banda rivale e bandës së Durrësit është një bandë që përmes korrupsionit shtetëror ka arritur të përvetësojë tokë në Hamallaj dhe te Gjiri i Lalzit. Është grup nga rrethinat e Durrësit. Kjo ngajrje mund t’i shkojë SPAK-ut. Pra është banda e Durrësit klasike, pra ajo që drejtohej nga Lul Berisha dhe më pas drejtohej nga Dokle, dhe presupozohet se Çekiçi i kishte zëvendësuar. Grupi kundër është më pak i njohur në media, por është më kompakt pasi kanë lidhje familjare dhe fisnore, janë djem xhajes djem tezes dhe dyshohet se kanë lidhje me vjedhjen e serverit të Prokurorisë së Durrësit dhe postës së Durrësit pasi aty ka pasur të dhëna për tjetërsimin e pronave. Të dy grupet rivale kanë lidhje të fuqishme në politikë, dhe kjo nuk është klishe. Çekiçi është mbështetur nga politika dhe ka qendruar në hije. Nëse nuk shkëputen lidhjet e tyre me politikën nuk mund t’i godasë policia sado të kenë vullnet të mirë.

Më shumë

spot_img
spot_img