Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gazetarja VLONJATE: Vë në dispozicion katin e parë të shtëpisë, në 1998 aty qëndruan 21 kosovarë për gati 1 vit (HISTORIA E NIPIT TË ISA BOLETINIT)

Shkruar nga Newsbomb

Gazetarja e Vlorës, Zenepe Luka, thotë se vë në dispozicion katin e parë të shtëpisë së saj në Vlorë, për familje që duan të strehohen deri në ndërtimin e shtëpive, raporton newsbomb.al.

Gazetarja Zenepe Luka shkruan se në vitin 1998 aty ka qendruar për 1 vit, familja e nipit të Isa Boletinit nga Vushtria e Kosovës gjatë krizës së refugjatëve. Si atëherë, dhe tani 21 vite më pas, ajo derë e familjes së gazetares mbetet e hapur.

Shkruan Zenepe Luka:

Në vitin 1998, gjatë luftës në Kosovë, aty qëndruan 1 vit nipërit e Isa Buletinit nga Vushtria Kosovë. Që nga dita e nesërme, 28 nëntori, Familja Luka , lagjia “Pavarësia” në Vlorë, vë në dispozicion katin e parë të banesës për të strehuar një familje të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Në vitin 1998, aty janë strehuar 21 veta,nipërit e stërnipërit e Isë Buletinit nga Vushtria e Mitrovica. Telefononi në numurin 0696123344.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu