Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Gazetarja tregon historinë e Verës që u bë "engjëlli mbrojtës" i Gjerardos me leucemi

Shkruar nga Newsbomb
Gazetarja tregon historinë e Verës që u bë

Gazetarja dhe moderatorja Sonila Meco me anë të një postimi të gjatë na tregon historinë e Gjerardos, një 23-vjeçar që vuan nga luecemia.

Meco tregon se si Vera, një infermiere shqiptare që jeton në Firence të Italisë, u bë "engjëlli mbrojtës" në tokë i Gjerardos.  Ajo ishte njohur me sëmundjen e 23-vjeçari, edhe pse nuk njiheshin, vetëm se e kishte patriot ajo i hapi dyert familjes së Gjerardos, duke mbajtur atë dhe familjen e tij në shtëpinë e saj dhe duke ndjekur çdo vizitë të 23-vjeçarit në spital, sikur ta kishte njerinë e saj.

Ka qenë Vela që ka kontaktuar Sonilën, për të realiuar një ëndërr të Gjerardos, i cili e kishte idhull moderatoren. Dhe nuk kishte se si Sonila mos pranonte që të realizonte dëshirën e të riut.

"Unë kam njohur shumë njerëz të fortë, në kufijtë e thyerjes së karmës me brezni, kam takuar mendje të ndritura gjer në lartësitë e gjenìalitetit, kam patur fatin të mrekullohem nga thellësi shpirtrash e inteligjence emocionale në njerëz të paimagjinueshëm, por Gjerardo…ah Gjerardo…me gjasë ai është shprehja fizike e engjëllit në tokë. Një simfoni madhështore sakrifice, durimi, vullneti e guximi, ndriçuar nga një mirësi proverbiale, që tingujt mund t’ja dëgjojë veç kush mundet tek dhimbja të gjejë bukurinë.

Gjerardo në këto çaste po vendos një herë e mirë nëse do të na ndriçojë prej së larti a nga toka sërish, pasi përjetoi edhe dashurinë pa kushte, të patregueshme jo vetëm të të afërmve të tij, por edhe të njerëzve me të cilët nuk e lidh as gjaku; pasi u bë idhull për kë idhuj konsideronte, pasi na bëri të besojmë ende tek legjendat, ato, që ia marrin edhe dromcën e fundit jetës për të na dëshmuar se për çfarë ia vlen të jetohet", shkruan ajo.

E plotë nga Sonila Meco:

Si lindet një idhull…

Gjerardon nuk e njihni, nuk e keni hasur ma do mendja as emrin e tij me këtë “gj” të fisme gege, as rrjetet e tij sociale.

Unë jam ndër të përzgjedhurit, që pati fatin ta njohë.

Mbrëmjen e 28 dhjetorit m’erdh një mesazh në celular. Nga adresa e Verës, një grua simpatike, shqiptare, me familjen e vendosur në Firence. Më kërkon një nder të vockël fare, që më vonë do të shndërrohej në privilegjin tim t’madh:

Një thirrje telefonike me Gjerardon, 23 vjeçar, student i imazherisë në Fakultetin e Mjekësisë, që po priste betejën finale ndaj një “demoni”, që e mbante mbërthyer në spital në një luftë të egër qysh prej marsit 2023. Gjerardo kish ndjekur çdo program timin, dinte çdo intervistë timen dhe familja kërkonte motivimin me çdo kusht nga dikush, që ai donte, besonte e respektonte.

Mendoja se Vera, qe mama e tij, aq dashni, përkujdesje, ngut, përfshirje kish në komunikimin me të. Por, si një festival ngjyrash, që stina në emrin e saj bart, Vera ish një engjëll në jetën e Gjerardos. Të panjohur gjer para sëmundjes së tij, Vera ndesh rastësisht historinë e patriotit të saj. Nga këtu nis një kalvar gati i pabesueshëm, që meriton me u tregu n’breza si gosti për aftësinë e njeriut me dasht pa kushte.

Vera kontakton familjen e Gjerardos, si infermiere shpejt hyn në labirinthet e diagnozave kokforta, i sjell në Itali, u hap derën e shtëpisë, duke marrë miratimin e bashkëshortit e dy fëmijëve të vet sikur të ndihmonte nipin e saj, në fakt një krejt të panjohur. E me atë derë u hap edhe syrin. Luftrat bëhen më të përballueshme kur e sheh sado t’mekët at’dritë në fund të tunelit. Shtrim në një nga spitalet më me emër, me mjekë të shkëlqyer, me dokumenta në kohë rekord, strehim në shtëpinë e saj me dhomë të dedikuar për Gjerardon e prindërit e tij, turne nate në punë për të ndjekur terapitë ditën më ta.

Gjerardo nis e thërret “Zia”, Vera e konsideron bir për shpirt, familjet jetojnë së bashku e kësisoj mes terapish, kemiosh e kurash Gjerardo rigjen buzëqeshjen, shpresën, ëndërron sërish, udhëton, gëzon, planifikon, rinis një jetë të dytë i shëruar…derisa i mallkuari “demon”, me një maraz të papërmbajtshëm zbraz helmin në dejet e tij edhe më egër.

Kësaj here terapia është e rëndë, lihet një datë, në fundvit, si përballja finale, mes Gjerardos së mirë, të mençur, të ëmbël, të kultivuar dhe monstrës së zhuritur, akute, të verbër.

Dy ditë përpara duelit final, Zoti e desh, që Gjerardo të përmendë e përsërisë emrin tim e prej s’atyjmi Vera më shkruan. Të nesërmen fola gjatë me Gjerardon dhe kam falënderuar çdo “komplot” energjish, që u stisën s’di sesi për të më njohur me një djalë-mrekulli.

23 vjeçar të ngjashëm, të matur, të lexuar, të artikuluar, të pasur shpirtërisht nuk kisha njohur më herët. Me vijimin e bisedës sonë nuk kish më dyshime, nuk kishte takuar Gjerardo idhullin e vet, por unë po dëshmoja në moshën kur kam rrëzuar me kohë idolatrinë, lindjen e një idhulli. Po po!

Unë kam njohur shumë njerëz të fortë, në kufijtë e thyerjes së karmës me brezni, kam takuar mendje të ndritura gjer në lartësitë e gjenìalitetit, kam patur fatin të mrekullohem nga thellësi shpirtrash e inteligjence emocionale në njerëz të paimagjinueshëm, por Gjerardo…ah Gjerardo…me gjasë ai është shprehja fizike e engjëllit në tokë.

Një simfoni madhështore sakrifice, durimi, vullneti e guximi, ndriçuar nga një mirësi proverbiale, që tingujt mund t’ja dëgjojë veç kush mundet tek dhimbja të gjejë bukurinë.

Gjerardo në këto çaste po vendos një herë e mirë nëse do të na ndriçojë prej së larti a nga toka sërish, pasi përjetoi edhe dashurinë pa kushte, të patregueshme jo vetëm të të afërmve të tij, por edhe të njerëzve me të cilët nuk e lidh as gjaku; pasi u bë idhull për kë idhuj konsideronte, pasi na bëri të besojmë ende tek legjendat, ato, që ia marrin edhe dromcën e fundit jetës për të na dëshmuar se për çfarë ia vlen të jetohet.

Sonte, në mundshi, një lutje për Gjerardon. Jo për ta mëshiruar, as për t’u trishtuar. Kjo është një histori për forcën, për jetën, për dashurinë dhe në thelb edhe kureshtinë e pashtershme se si një i panjohur, pa bujë, në të voglën e vet arrin të bëjë ta duan e adhurojnë si të qe yll skene.

Ndoshta sepse kështu lindet një idhull…jemi me fat, që jetuam në kohën e tij, jemi me fat, që mund ta tregojmë!

Kujdes me idhujt, që krijoni.

E kuptoni se ku e ka ngritur stekën Gjerardo?

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese