Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Gazetarja tregon detaje nga ngjarja në Velipojë: Babai i 2 djemve të vrarë qante me ngashërim për djalin jetim, e kishte amanet

Shkruar nga Newsbomb
Gazetarja tregon detaje nga ngjarja në Velipojë: Babai i 2 djemve

Dy ditë më parë Shqipëria u trondit nga një ngjarje tragjike në Velipojë, ku mbetën të vdekur 4 persona, mes tyre edhe 20 vjeçari jetim Musaen Zeneli.


Gazetarja Emi Kalaja në emisionin “Opinion” tregoi se babai i Edmond dhe Xhovani Gocaj, dy djemve të vrarë në Velipojë, ka qarë më shumë për 20 vjeçarin Musaen Zeneli se sa për dy djemtë e tij.

Ajo thase stafi i qendrës shëndetësore të Velipojës ka treguar që Pjetër Gocaj qante me ngashërim për 20 vjeçarin, pasi e kishte amanet.

“Dua të them edhe një detaj tjetër. I ati i Edmond dhe Xhovani Gocaj në momentin që ka ndodhur ngjarja, ka qenë duke fjetur, nuk ka patur dijeni fare, ka dëgjuar krismat. Stafi i qendrës shëndetësore të Velipojës thonë që qante me ngashërim më shumë se për dy djemtë e vrarë, për djalin jetim që kishte amanet. Dhe ka qenë një ngjarje jashtëzakonisht e trishtë”, tha gazetarja.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll