Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gazetarja: Tre policët që shoqëruan Lear Kurtin, sapo kishin dalë në detyrë

Shkruar nga Newsbomb
Gazetarja: Tre policët që shoqëruan Lear Kurtin, sapo kishin

Tre efektivët e Policisë të cilët ditë më parë ndaluan në zonën e "Don Boskos" në Tiranë të riun Lear Kurti, sapo kishin dalë në detyrë. Kështu është shprehur sot gazetarja e kronikës Anila Hoxha, e cila ka thënë se po këtë të hënë pritet të dalë dhe ekspertiza finale për 32 vjeçarin.

“Mjekësia ligjore pritet të japë rezultatin përfundimtar ditën e sotme mbi shkaqet e vdekjes së Leartit. Mjekët kanë firmosur dhe kanë thënë se në trupin e të ndjerit kanë gjetur qese me kokainë. Ky pretendim do qëndrojë ose do të hidhet poshtë sot nga ekspertiza mjekësore.

Efektivët e policisë janë marrë në pyetje, 3 prej tyre janë ata që u kërkuan si forcë mbështetëse për shoqërimin e tij në komisariat, të tjerët janë dëshmitarë okularë që kanë parë ngjarjen.

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin për të parë nëse ka apo jo shkelje të procedurës. Pastaj policia ka mangësitë e veta, për shembull ata oficerë sapo kishin dalë në detyrë", është shprehur gazetarja Anila Hoxha në emisionin "Wake Up".

Lear Kurti ka ndërruar jetë mesnatën e të mërkurës, kur është ndjekur nga efektivë të Komisariatit nr.3 dhe është shoqëruar. Sipas AMP-së, i riu kishte ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak, sepse kishte gëlltitur dy qese me kokainë. Familjarët e mohojnë këtë fakt.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu