Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
87 %
1kmh
0 %
Mar
20 °
Mër
20 °
Enj
22 °
Pre
21 °
Sht
19 °
E martë, 26 Tetor, 2021
spot_img

Gazetarja sjell rastin e familjes që jeton në kontenier, zv.ministri Shkreli përplaset me aktivistin: Ka njerëz që jetojnë më keq se këta…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

aa6a9266b5d9327fdf36fb11bc14f15c

Gazetarja e T.CH Anila Hoxha ndodhet në Porto Romano, pranë familjes Përgega e cila është prekur nga tërmeti i 26 nëntorit dhe edhe sot e kësaj dite ndodhet pa banesë.

Familja jeton në një kontenier që ia ka dhuruar Kisha, jo shteti. Nga Bashkia ka marrë vetëm 5 milionë lekë pasi ia cilësuan si DS3 (të banueshme, por duhet riparuar), dhe pse kryefamiljarja pretendon se më herët vlerësuesit e dëmeve e kanë cilësuar shtëpinë se DS4 (të pabanueshme).

127013426_1278047269236484_2877762792800042972_n.jpg

Kryefamiljarja thotë se ndërkohë që nisën rregullimet shtëpia u shemb sërish pasi ishte e pabanueshme.

Zv.ministri i Infrstrukturës Artan Shkreli tha se ka njerëz që jetojnë më keq se kjo familje, duke lënë të nënkutphet se kjo familje “është me fat” që jeton në kontenier. Duke lënë të nënkuptohet gjithashtu që PO, ka familje që jetojnë më keq se në kontenier.  

Anila Hoxha: Familjes Përgega i është dhënë nga një shoqatë bamirëse një kontenier të cilin kryefamiljari e ka rrethuar me plasmas. Ata e kanë sajuar vetë kontenierin. Vendi i kontenierit është i pamjaftueshëm që ata të jetojnë aty. Orenditë i kanë lënë jashtë sepse s’kanë vend. Këtu jeton vetëm një pjesë e familjes pasi pjesa tjetër është larguar ngaqë nuk ka vend. Pjesa tjetër e familjes është në Pukë.

Kryefamiljarja: I bëmë letrat dhe e nxorrën të pabanueshme. Më pas e nxorrën DS3 të banueshme. Më dhanë 5 milionë lekë të vjetra. Fillova riparimet brenda në shtëpi. Djali i madh më tha hajde dalim jashtë se do bjeri suvaja. Dolëm jashtë sa dolëm ra suvaja. Asnjë s’na ka ndihmu. Kontenierin na e kanë sjellë murgeshat. Pikon akoma ja shikoje.

Shkreli: Edhe çfarë? Ka njerëz që janë më keq se këta që jetojnë në kontenier. Ka njerëz që jetojnë vetë në çadra dhe marrin bonus qiraje.

Vasili: Epo ja dha Kisha kontenierin jo ju.

Shkreli: Po problemi i tyre…

Soko: Si problemi i tyre çfarë thoni kështu?!

Shkreli: Ne përgëzojmë kishën dhe kush e zgjidh me orivat bravo i qoftë, kush e zgjidh me shtetin e zgjidh me shtetin. Ne falenderojmë kishën. Njerëz që nuk kanë marrë kontenier nga kisha nuk janë në rrugë.

Gazetarja Vasili kërkon të tregohen dokumentet pasi Shkreli thotë se shtëpia mund të jetë riparuar ganim ndaj dhe është shembur prapë. Banorja tregon dokumentin që është vetëm DS3 dhe jo DS4.

Screenshot_15.jpg

Soko: Ore i është prishur shtëpia ç’rëndësi ka dokumenti.

Shkreli: Po jo më jo është DS3 dhe mund të riparohet.

Soko: Aty i është rrëzuar shtëpia asaj familje, dikush duhet të hyjë në burg

Shkreli: Ju flisni kështu gjithmonë apo doni të ngrini nervat e panelit.

Soko: Po pjesë e panelit jam unë.

Shkreli: Kë të fusim në burg zonjën?

Soko: A thatë që po ndërton dhe ka shkelur ligjin? Ju e thatë.

Shkreli: Dhe çfarë pastaj ta fusim në burg?

Vasili: Ju lutem debatoni pa ofendime.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img