Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Gazetarja rrëfen historinë e frikshme të padëgjuar më parë: Gerti ishte ekonomist, u gjet i pajetë në pozicion lutjeje

Shkruar nga Newsbomb
Gazetarja rrëfen historinë e frikshme të padëgjuar më

Gazetarja Anila Hoxha teksa ishte duke folur për ngjarjen e rëndë të 23-vjeçares Evgjeni Baxhos, ka rrëfyer në “Open” dhe rastin e një djali 32-vjeçar që punonte si ekonomist, i cili u gjet i pajetë në pozicion lutjeje.

Ajo rrëfeu se fillimisht djali i quajtur Gerti, kishte refuzuar të konsumonte mishin dhe produkte të qumështit, ndërsa vdiq nga refuzimi i ushqimit pasi ishte pjesë e një rituali.

Gazetarja tha se familja kishte denoncuar humbjen e djalit, por ndërkohë kishte kallëzuar edhe emrin e një personi që sipas tyre e kishte indoktrinuar djalin.

Anila Hoxha: Po frekuentonte diçka jashtë rutinës. Ndryshoi sjellje papritur. Djali refuzonte të konsumonte mishin dhe qumështin dhe hante vetëm produkte bimore. Djali në konflikt e sipër largohet nga shtëpia në gusht 2019, dhe në fund të gushtit gjendet në ullishten e Bathores në Tiranë, i pajetë, i ulur në një ritual lutjeje. Ka ndërruar jetë nga refuzimi i ushqimit. Familja kur kallëzoi humbjen e djalit, ka kallëzur dhe emrin e një personi që e kishte indroktinuar drejt sektit fetar dhe mendohet se ishte shoku i tij. Ishte një ngjarje shumë e frikshme që unë e kam ndjekur vetë. I riu para se të ndërronte jetë, kishte shkuar në Greqi për të marrë pjesë në një prej mësimeve të këtij sekti.

Lexo edhe: Iu gjetën shenja okulte në trup, gazetarja ZBULON të tjera mistere brenda shtëpisë së 23-vjeçares: Simbole kishte dhe në letra, madje dhe objekte simbolike të panjohura

Lexo edhe: Kriminologu ngre ALARMIN: Evgjeninë e kanë vrarë! Këto sekte në fillim të ofrojnë kurse anglishteje, bëjnë rituale me kafshë, pastaj…

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll