Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Sht
37 °
Die
37 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
35 °
E shtunë, 2 Korrik, 2022
spot_img

Gazetarja që ngjiti Everestin, si ja doli Beti Njuma në 5,364 metra pa oksigjen

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Nga Anta Muçaku

Për t’i shpëtuar zhurmës së Tiranës, lajmeve e debatit të ditës, kafeneve të mbushura plot, thashethemeve e gjullurdisë së madhe të metropolit, ajo ka ditur ku të arratiset. Çdo fundjavë ngjitet nëpër malet e Shqipërisë dhe zbulon një majë të re. Deri tani, në Shqipëri, nuk ka lënë majë pa kapur.

albsig

spring

Beti Njuma, fytyra e lajmeve në dy dekadat e fundit televizion, këtë herë u ngjit lart, aty ku pakkush ka guxuar, në kampin bazë të Everestit, 5364 metra të lartë. Por çfarë e lidh një gazetare të kuruar e të kujdesshme si Beti, me një sport të rrezikshëm si alpinizmi?

“Ngjitja në male është një pasion që e kam zbuluar vonë, që ka fjetur shumë kohë pa e ditur se ishte aty, brenda meje. Ndoshta fakti që babai është alpinist i vjetër i ekipt të 17 Nëntorit/Tiranës ka luajtur një rol të dorës së parë. Jemi rritur me ndjesinë dhe vetëdi[1]jen për malin, me ngjitjet e vazhdueshme që im atë kryente duke na bërë shpesh pjesë të aktiviteteve verore nëpër Shqipëri”.

Beti rrëfen se shërbeu një kalim në shtegun Valbonë-Theth në Alpet shqiptare 7 vite më parë që të rizbulonte këto kujtime fëmijënore dhe dëshirën për udhëtime e ngjitje në mal. Në Himalaja, jo rastësisht ajo mori me vete një libër, “Si u ‘dorëzua’ Everesti” me autor Kozma Grillon, botim i vitit 1982. Është një botim për fëmijë që rrëfen historinë se si u pushtua maja më e lartë në botë në 29 maj të 1953, pra 69 vjet të shkuara nga neozelandezi Edmund Hillary dhe sherpa Tenzing Norgej.

“Nuk e di saktësisht kur e kam lexuar për herë të parë por ajo që mund t’ju them me siguri është se gjatë fëmijërisë sime e kam marrë në dorë me dhjetëra herë, për ta lexuar e shfletuar, e mahnitur nga madhështia e malit të tmerrshëm, nga maja e tragjedive të mëdha ku që nga 1921, vit që shënon ekspeditën e parë britanike që mësyu Sagarmathën (emri me të cilin e quajnë nepalezët Everestin), kanë vdekur mbi 300 alpinistë”, rrëfen gazetarja.

Për të, ky botim është gjithashtu një konfirmim se sa të rëndësishëm janë librat që lexojmë në vegjëli, si zgjojnë ëndrra, fantazi dhe pasione që flenë gjatë dhe befas zgjohen në moshë madhore për t’u shndërruar në realitet.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në Revistën Newsbomb, të cilën e gjeni në çdo pikë shitje në gjithë vendin…

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img