Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gazetarja qan ‘live’ në emision dhe tregon eksperiencën me të atin të cilit nuk i gjenin karrocë: Babai im ka vuajtur 3 vite në krevat i paralizuar (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Gjate emisionit

Gazetarja Erjona Rusi, është përlotur ditën e djeshme në emisionin “Shqipëria live”, teksa këngëtarja Luljeta Përbasha, rrëfente se si i shoqi dergjej në krevat e vetëm qante, pasi kërkonte ndihmë.

Teksa ajo rrëfente vështirësitë që po kalonte i shoqi, Rusi është përlotur kur Luljeta ka përmendur karrocën me rrota, me të cilën i ka kujtuar babain e saj të ndjerë dhe përpjekjet për të gjetur një karrocë për të.

Prmes një postimi në ”Instagram” gazetarja ka ndarë videon dhe krahas saj tregon historinë, se si babai i ka vuajtur 3 vite në krevat i paralizuar si dhe sorollatjet e institucioneve.

“Për të gjithë ata që më kanë shkruar sot, sidomos disa miq të shqetësuar. Së pari, ndjesitë, nuk kontrollohen edhe kur jemi live. Së dyti, natyrisht që ne trajtojmë çdo ditë histori nga më të ndryshmet e disa prej tyre shumë të vështira. Por sot pati edhe një specifikë që më preku më shumë, bashkëshorti i këngëtares Luljeta Përbasha, i cili dergjej në atë krevat e vetëm qante.

 Im atë, që i ndritë shpirti, vuajti 3 vite në krevat i paralizuar. Dhe kur Luljeta përmendi karrocën e invalidit, mu kujtua sa u përpoqëm për të gjetur një karrocë për babin. Mu kujtua shumë mirë edhe indiferenca apo më saktë mungesa e humanitetit nëpër institucione, sa herë duhej rinovuar kemp-i i tij.

Unë e di fort mirë e madje e kam hequr në shpirt mënyrën se si ky shtet i përjashton dhe i braktis njerëzit e sëmurë terminalë, ata me aftësi të kufizuara apo këdo që ka nevojë për kujdes të përhershëm shëndetësor.

 Ndaj veç zërit të asaj gruaje që kërkonte sot ndihmë, ndjeva "britmën" e pazëshme të të shoqit që prej 7 vitesh nuk shihte dritën e diellit. Atë britmë që kërkon thjesht e vetëm një gjë: Të jetojë me dinjitet e të marrë gjithë përkujdesjen që meriton si qënie njerëzore.

p.s: Mjerimi i kësaj familje është një turp për të gjithë, jo vetëm për shtetin që kujtohet për artistët vetëm kur vdesin por edhe për të gjithë ne si shoqëri. Mu kujtua i ndjeri dhe i madhi Tonin Tërshana. I dhanë një banesë sociale pas 20 vitesh dhe vetëm 20 ditë para se të vdiste. A ka më turp e gjynah se kaq?”, shkruan Rusi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Për të gjithë ata që më kanë shkruar sot, sidomos disa miq të shqetësuar. Së pari, ndjesitë, nuk kontrollohen edhe kur jemi live. Së dyti, natyrisht që ne trajtojmë çdo ditë histori nga më të ndryshmet e disa prej tyre shumë të vështira. Por sot pati edhe një specifikë që më preku më shumë, bashkëshorti i këngëtares Luljeta Përbasha, i cili dergjej në atë krevat e vetëm qante. Im atë, që i ndritë shpirti, vuajti 3 vite në krevat i paralizuar. Dhe kur Luljeta përmendi karrocën e invalidit, mu kujtua sa u përpoqëm për të gjetur një karrocë për babin. Mu kujtua shumë mirë edhe indiferenca apo më saktë mungesa e humanitetit nëpër institucione, sa herë duhej rinovuar kemp-i i tij. Unë e di fort mirë e madje e kam hequr në shpirt mënyrën se si ky shtet i përjashton dhe i braktis njerëzit e sëmurë terminalë, ata me aftësi të kufizuara apo këdo që ka nevojë për kujdes të përhershëm shëndetësor. Ndaj veç zërit të asaj gruaje që kërkonte sot ndihmë, ndjeva "britmën" e pazëshme të të shoqit që prej 7 vitesh nuk shihte dritën e diellit. Atë britmë që kërkon thjesht e vetëm një gjë: Të jetojë me dinjitet e të marrë gjithë përkujdesjen që meriton si qënie njerëzore. p.s: Mjerimi i kësaj familje është një turp për të gjithë, jo vetëm për shtetin që kujtohet për artistët vetëm kur vdesin por edhe për të gjithë ne si shoqëri. Mu kujtua i ndjeri dhe i madhi Tonin Tërshana. I dhanë një banesë sociale pas 20 vitesh dhe vetëm 20 ditë para se të vdiste. A ka më turp e gjynah se kaq? #Repost @shqiperialive_tch (@get_repost) ・・・ Thirrja e dhimbshme e këngëtares dhe artistes shqiptare, përlot gazetarët në studio: Vini dorën në zemër, më shpëtoni! @erjonarusi @florigjini @topchannelalbania #ShqipëriaLIVE

A post shared by Erjona Rusi (@erjonarusi) on

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese