Gazetarja Arbana Xharra ka publikuar një video të Associated Press ku ajo shfaqej 17 vite më parë, sapo kishte hyrë në Shqipëri për shkak të luftës që zhvillohej në Kosovë.
Xharra shkruan se e ka kërkuar shumë këtë video ku ajo e terrorizuar fliste për mediat e huaja.
“Pas më shumë se 17 vjet, për herë të parë e pashë veten në videon të cilen sa shumë e kam kërkuar. 2 Maj 1999, e terrorizume nga përjetimet e rënda në Gjakovë, sapo dolëm në Kukës me shqetësimin që si sot e kujtoj, solla një pjesë të përjetimit tim për mediat e huaja. Kam qenë vetëm 17 vjeçe, anglishten kam mendu që e di”, shprehet Xharra.
[embed]https://www.youtube.com/watch?feature=share&v=w_IwcgLsxVw&app=desktop[/embed]
Sondazh
Poll